Protesta për Zvërnecin/ Seferi: "Shqipëria e re" duhet të mbyllë tranzicionin përmes të rinjve, por pa përsëritur gabimet e historisë

Protestat e fundit që kanë mbushur sheshet e kryeqytetit po kthehen në një lëvizje historike që pritet t'i japë fund tranzicionit të gjatë shqiptar. Me parullën e fuqishme "Shqipëria e re", qytetarët, e veçanërisht të rinjtë dhe familjarët, po tregojnë një energji të pashtershme që ngjall kujtimet e lëvizjeve të viteve '90. Kjo nuk është një protestë e zakonshme politike, por një reagim i vërtetë qytetar që zgjat me orë të tëra çdo pasdite, pa humbur aspak nga intensiteti dhe ritmi i saj.

Për vite me radhë, në Shqipëri ishte krijuar miti mediatik dhe politik se qytetarët kanë frikë të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre. Megjithatë, pjesëmarrja masive e ditëve të fundit ka rrëzuar përfundimisht këtë narrativë, duke vërtetuar se popullit nuk i mungonte guximi, por vetëm inspirimi. Gjenerata e re, e cila është e përgatitur, flet gjuhë të huaja dhe ka vizion perëndimor falë epokës së dixhitalizimit, po koordinohet më mirë se kurrë për të sjellë një ndryshim thelbësor dhe për të marrë në dorë rolin e liderëve të së ardhmes.

 

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", gazetari Leonard Seferi, i cili analizoi sloganin "Shqipëria e re" nga protesta, duke theksuar se kjo ide nuk duhet të keqpërdoret si në të kaluarën historike, por duhet të shënojë fundin e tranzicionit përmes liderëve të rinj e të përgatitur.

Ai shtoi se digjitalizimi u mundëson të rinjve të sotëm të solidarizohen më shpejt, duke gërshetuar energjinë e tyre me mësimet nga përvojat e kaluara të vendit.

"Tani për hir të së vërtetës unë në, në protestë dëgjova një ndër sloganet më të bukura që më pëlqeu që ishte 'Shqipëria e re' që e... dhe u mundova të bëj një tip logjike në kuptimin e asaj se çfarë do të jetë, çfarë duhet të jetë Shqipëria e re. Sepse zakonisht me të renë është aluduar, është përdorur vazhdimisht, sistemi ka përdorur sistematikisht konceptin e të resë.

Nëse do ta analizojmë edhe filozofikisht konceptin 'njeriu i ri socialist' që u ndërtua në vitet e komunizmit e të tjerë me radhë. Pastaj pati ato problemet e veta që duhet të prishim gjithçka që ka qenë e vjetër sepse do ndërtojmë një diçka të re e të tjerë, dhe kjo e solli atë që solli. Që në vitet e pluralizmit pra, gjithçka që ka ndërtuar sistemi komunist ta prishim sepse do sjellim një diçka të re e të tjerë. Dhe kjo sigurisht që pati problematikat e saj dhe me të renë gjithmonë është, si të thuash, është luajtur keq dhe është keqpërdorur.

E reja patjetër që është energjike, është shumë e bukur, është shumë e mirë dhe në gjykimin tim duhet të prevalojë, por duhet të jetë me... sepse është pikërisht momenti, pra për një Shqipëri të re, për një Shqipëri post-tranzicion. Në mënyrën që ne t'i japim fund njëherë e mirë tranzicionit, në mënyrë që ne të vendosim liderët tanë të së ardhmes.

Ëh, më ka pëlqyer jashtëzakonisht disa nga folësit, të cilët kanë qenë të përgatitur, edhe njerëz me dy-tre gjuhë të huaja, njerëz që kanë parë botën, sepse tashmë dixhitalizimi, mënyra, forma, gjithçka, mënyra e përcjelljes së informacionit ka ndryshuar.

Nuk është më si në vitet më përpara kur ishte vetëm një kanal mënyra e informacionit, ose dy, ose tre, ose mënyrat e informimit ishin të ngushta le të themi. Dhe tashmë të rinjtë solidarizohen, kuptohen njëri me tjetrin dhe në këtë linjë, një Shqipëri e re është ajo që i ka munguar dhe unë mendoj se do të jetë e ardhmja pas kësaj forme të tranzicionit dhe në mënyrë që Shqipërinë vërtet ta bëjmë ashtu siç është të re, energjike, por duke patur parasysh edhe përvojat, eksperiencat e ndryshme të mira dhe të këqija që ka patur ky vend. Dhe në këtë formë kam përshtypjen se do të jetë pak më mirë".

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE:

EMISIONET