EMRAT/ Tronditet Pogradeci, krim i rëndë në familje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec ditën e sotme ku një burrë, Renato Xhaja ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, Bleona Xhaja brenda banesës së tyre në lagjen 4 të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes çiftit, gjatë të cilit bashkëshorti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur gruan.
Dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa kjo rrethanë mbetet ende nën verifikim nga grupi hetimor.
E plagosura është transportuar fillimisht në spitalin e Pogradecit, ku mori ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, 28-vjeçarja po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter për mjekim të specializuar.
Autori është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në ambientet e Komisariatit të Pogradecit, ku po merren veprimet procedurale.

