Ja pse rritja ekonomike nuk po ndihet në xhepat e shqiptarëve/ Spaho: Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e varur nga importet

Tregjet ndërkombëtare duket se po marrin një frymëmarrje të re pas sinjaleve pozitive për një marrëveshje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe hapjes së pjesshme të ngushticës së Hormuzit.

Kjo situatë ka sjellë një qetësim të çmimeve të naftës, gazit dhe lëndëve të para në bursat botërore, duke dhënë shpresë për një lehtësim të krizës pas një periudhe të gjatë luhatshmërie. Ky qetësim i tregjeve globale pritet t'i japë kohë ekonomisë evropiane dhe, rrjedhimisht, asaj shqiptare, që të stabilizohet. Për vendin tonë, një sezon turistik normal konsiderohet jetik, pasi rritja aktuale e ekonomisë bazohet pothuajse tërësisht në këtë sektor dhe në atë të ndërtimit.

I ftuar në një intervistë në "ORA NEWS", ekonomisti Mateo Spaho, i cili nisi diskutimin me anoncimet për një akord të mundshëm mes SHBA-së dhe Iranit, gjë që ka ndikuar në zhbllokimin e pjesshëm të ngushticës së Hormuzit dhe si rrjedhojë në qetësimin e tregjeve. Kjo ka ulur çmimet e naftës, gazit dhe lëndëve të para si gruri, duke i dhënë një frymëmarrje të nevojshme ekonomisë europiane dhe asaj shqiptare. Megjithatë, situata e brendshme paraqitet problematike.

Zoti Spaho theksoi se bujqësia shqiptare është në recesion prej gjashtë vitesh, me rënie të vazhdueshme të prodhimit, çka e thellon varësinë nga importet. Edhe industria eksportuese ka shënuar tkurrje në tre vitet e fundit. Kjo do të thotë se rritja ekonomike aktualisht po mbahet kryesisht nga ndërtimi, turizmi dhe shërbimet.

"Është akoma e paqëndrueshme fatkeqësisht, por lajmi i mirë është që ato anoncimet për gjetjen e një akordi kuadër kanë bërë që tregjet të qetësohen, të ulet çmimi i naftës, i gazit dhe të commodities, pra të lëndëve të para që kanë vlerë globale dhe që përdoren globalisht siç është gruri, lëngu i portokallit dhe të gjitha elementet bazike që tregtohen dhe çmimet e tyre vendosen në bursat ndërkombëtare.

Pra, mineraleve në përgjithësi. Në një situatë të tillë, tregu qetësohet vetëm mbi anoncime. Natyrisht, me kalimin e ditëve, me lajmet që do të dalin nga negociatat mundet që të rikthehet një lloj luhatshmërie.

Edhe sepse ngushtica e Hormuzit është vetëm pjesërisht e kalueshme të themi kështu, prapë nuk ka një trafik normal dhe të qenësishëm, por që natyrisht është shumë më optimiste, amerikanët kanë hequr bllokimin e bllokimit sepse kishin vënë dy bllokime, iranianët le të themi kështu nuk e kanë liruar tërësisht, por pjesërisht kanë liruar ngushticën, dhe natyrisht kjo ka dhënë një efekt.

Jep një frymëmarrje dhe jep shpresë që në dy muajt në vijim të kemi një zgjidhje, le të themi kështu, që nuk do të jetë aspak e lehtë, por që do t'i japë kohë ekonomisë evropiane të marrë frymë, dhe si pasojë ekonomisë shqiptare.

Dhe të jemi në një situatë në të cilën, le të themi kështu, të qetësohen tregjet, të qetësohen individët, të qetësohen investitorët dhe ne të mundim në Shqipërinë tonë të kemi mundësi të kemi një sezon turistik normal të themi kështu, sepse në fakt ekonomia jonë mbi atë bazohet tashmë"-tha ai.

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE

EMISIONET