ROSSMANN & LALA SJELL OFERTA/ Ulje në produktet për kujdesin personal, higjienën dhe familjen

Në një treg ku konsumatorët janë bërë gjithnjë e më të kujdesshëm për origjinën, sigurinë dhe standardet e produkteve që përdorin çdo ditë, produktet e prodhuara për tregun gjerman vazhdojnë të perceptohen si një nga garancitë më të larta të cilësisë dhe kontrollit.

Për shumë konsumatorë shqiptarë, diferenca ndihet te efikasiteti i produktit, përbërja, standardet e prodhimit dhe besueshmëria që ofrojnë produktet gjermane.

Dhe pikërisht mbi këtë vizion është ndërtuar edhe rrugëtimi i Rossmann & Lala, e cila prej vitit 2008 është shndërruar në një nga rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë për produktet e kujdesit personal në Shqipëri dhe Kosovë.

"Sot, Rossmann & Lala numëron 59 pika shitjeje në të dy tregjet, duke qenë e pranishme në qytetet kryesore dhe qendrat më të frekuentuara tregtare. Zgjerimi i vazhdueshëm i rrjetit ka ardhur paralelisht me rritjen e kërkesës së konsumatorëve për produkte ndërkombëtare, standarde gjermane dhe një eksperiencë moderne blerjeje."

Kompania sjell pranë konsumatorëve shqiptarë një gamë të gjerë produktesh të prodhuara për tregun gjerman, tashmë me çmime në nivelin e tregut shqiptar.

Në këtë mënyrë, konsumatorët kanë mundësi të zgjedhin produkte me standarde evropiane për kujdesin personal, higjienën dhe familjen, pa qenë të detyruar të paguajnë më shumë për cilësinë.

"Nga kujdesi për flokët dhe trupin, te produktet e pastrimit të shtëpisë, higjiena orale apo çokollatat për fëmijë, uljet e reja kanë prekur disa nga kategoritë më të përdorura çdo ditë nga familjet shqiptare."

Përveç markave ndërkombëtare të njohura, Rossmann & Lala ofron edhe marka ekskluzive të rrjetit Rossmann, të cilat njihen në Evropë për raportin e mirë mes cilësisë dhe çmimit. Kjo ka bërë që kompania të fitojë besimin e një numri gjithnjë e më të madh konsumatorësh në rajon.

Një qasje që duket se po ndryshon gradualisht mënyrën se si konsumatori shqiptar e percepton raportin mes cilësisë dhe çmimit.

EMISIONET