VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (22 - 23 qershor 2026)
Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Europa Lindore, rajoni i Baltikut dhe zona e Alpeve do të dominohen nga moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe erëra të forta, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të mbetet me diell dhe temperatura të larta.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, ndërsa pasdite priten reshje shiu në zonat verilindore dhe juglindore. Temperaturat do të luhaten nga 15°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mbi 35 km/h, ndërsa dallgëzimi 2 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Lindore, Baltiku dhe pjesë të Ballkanit do të vijojnë me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe stuhi të izoluara, ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore do të mbetet me diell dhe temperatura të larta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë gjatë paradites. Pasdite pritet shtim i vranësirave në gjysmën lindore. Temperaturat do të variojnë nga 15°C deri në 36°C.
Era do të fryjë 30 km/h, ndërsa dallgëzim të papërfillshëm.

