Tiranë/ Iu zbulua gjatë kontrollit p*stoleta dhe municioni në çantë, 21-vjeçari përfundon në pranga

Tiranë/ Iu zbulua gjatë kontrollit p*stoleta dhe municioni në

Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Road”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Fitnete Rexha”, u ndalua për kontroll një motomjet me të cilin lëviznin një 31 vjeçar, drejtues dhe 21 vjeçar, pasagjer.

Nga kontrolli i ushtruar ndaj 21-vjeçarit, në çantën që mbante në sup, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë sëbashku me municion, të cilën dyshohet se e mbante pa leje.

21-vjeçari për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa 31-vjeçari, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

EMISIONET