VIDEO/ Protestuesit ndjekin deputetin Tërmet Peçi jashtë Parlamentit: Hajdut, analfabet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2026, 12:17
Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi është përballur me thirrje dhe reagime nga protestuesit pas daljes nga ambientet e Parlamentit.
Në pamjet shihet momenti kur disa protestues e ndjekin deputetin, duke i drejtuar akuza dhe thirrje të ndryshme, mes tyre “Hajdut!”, “Analfabet!” dhe “Nuk na përfaqëson!”.
Deputeti socialist është ndjekur nga protestuesit nga dalja e Parlamentit deri në stacionin e Unazës, pranë selisë së PD.

