TETORI ROZË/ Tomini: Ja shenjat që jep trupi dhe si mund ta kuptoni kancerin e gjirit
Në kuadër të “Tetorit Rizë” muajit të sensibilizimit të grave dhe vajzave për kontrolle të kancerit të gjirit, emisioni “Epiqendër” në “Ora News” i kushtoi një vëmënedje të veçantë kësaj sëmundjeje këtë të premte.
Mjekja dhe Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini, foli mbi rastet e mundshme të evidentimit dhe kapjes që në fillesa të kancerit të gjirit.
Po ashtu, Toni shpjegoi dhe disa prej rasteve të vetëkontrollit të trupit nga vajzat dhe gratë.
“Është një sëmundje që merr jetë dhe sigurisht që sensibilizimi dhe ndjekja e rekomandimeve të strukturave shëndetësore sikundër çdo sëmundje tjetër është e domosdoshme, dhe zëri i mejkut dhe profesionistit duhet të shkojë në çdo skaj të Shqipërisë.
Së pari, ne duhet ta njohim fiziologjikisht gjirin shumë mirë dhe më pas të mund të dallojmë çdo çrregullim që na shfaqet.
Nëse shkojmë dhe bëjmë një eko për mëlçinë, veshkat, aapo në dukje del normale, dhe na del herpat që fiziologjikisht kanë forma të ndryshme nga njëri individ tek individi tjetër.
Por forma apo formacionet kapen gjatë një dushi në formë rastësore që mund të jenë sa një kokërr misri, hezitimi nuk duhet të ekzistojë, por të shkojmë direkt tek mjeku.
Një ndryshim i lëkurës: bërja e saj si një lëkurë e një portokalli të pjekur mirë, pra të kemi një lëkurë në të cilën mund të jenë bërë disa gropëza që ndryshojnë nga një lëkurë e shëndetshme.
Mund të kemi skuqje, enjtje, koka e gjirit mund të jetë e futur brenda, apo mund të rrjedhi lëng me ngjyrë të turbullt, apo të gjakosur.
Janë disa shenja apo elementë të cilat në këtë fazë që unë po përmend ka kaluar pak kohë nga infektimi me kancer.
Pra, ne nuk e kemi depistuar veten, ndërkohë një prekje e rastësishme e një formacioni sa një kokërr misri, që do të thotë një formacion në këtë nivel do të thotë që ti e ke studiuar shumë mirë gjirin.
E si mund ta studiosh gjirin?
Nga një vetë-ekzaminim i mirë gjatë dushit, minimalisht një herë në muaj. Në këtë mënyrë ti përshtatesh me një mjedis që bëhet i njohur për ty.
Sigurisht mosha më e rrezikshme është mbi 50 vjeç dhe me faktor rrisku, por nuk duhet harruar fakti që kemi raste të shumta edhe të të prekurash në moshën 25 – 30 apo 35 vjeç.
Edhe faktorët e riskut qoftë edhe në mënyrë të shkëputur ndikojnë në rritje, të cilat ka japin një sinjal që ne duhet të jemi më të kujdesshme në vetë-kontrollin, qoftë në prezencën e një personeli shëndetësor, qoftë edhe në vetë kryerjen e këtij ekzaminimi të gjirit, të cilat janë nga ato patologjitë shumë të vogla që kapen nga ekoja e gjirit apo mamografia, por edhe nga vetë-ekzaminimi.
Për të mos folur pastaj për ato gjendrat limfatike që ne i kemi nën sqetull që sërish nga ekzaminimi ynë, ku në njërën dorë njëri gji, dhe tek tjetra gjiri tjetër.
Kapim dhe ato nodusit e vogla sa një lajthi. Pra të gjitha këto ekzaminime nuk ndodhin në një ditë, apo një muaj, por nën vëzhgimin e përhershëm dhe të herë pas hershëm”, tha drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini.
NDIQNI DISKUTIMET MBI KANCERIN E GJIRIT NË STUDION E EMISIONIT “EPIQENDËR”