Alimehmeti: Ma gjeni ju sot një njeri që nuk mendon se në Bashkinë e Tiranës vidhet. Demokracia është goditur rëndë
Opozita vijoi protestat e radhës këtë të premte para Bashkisë së Tiranës, aty ku kërkoi sërish dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit të vjedhjeve të drejtëorëve të Bashkisë përmes kompanisë famëkeq “5 D Konstruksion”.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Aimehmeti u shpreh se protesta është një nga format e reagimit për sa kohë nuk bëhet më fjalë për një institucion, apo kur bashkia e Tiranës nuk e njeh llogaridhënien.
“Ma gjeni ju sot një njeri që nuk mendon se në Bashkinë e Tiranës vidhet.
Sot është në burg një deputet vetëm se pse denoncoi publikisht, pra është i burgusur për fjalën e lirë.
Pra kur dënohet fjala e lirë si mund të diskutojmë për demokraci.
Kur një deputet burgoset për fjalën e lirë, atëherë kemi goditje të demokracisë.
Kemi një Kuvend që e shkel dhe nuk e zbaton vendimin e Gjyakatës Kushtetuese, atëherë ç’e duam Kushtetutën vetë.
Pra, kemi një popull që po mbetet pa të rinj, një popull në vdekje”, theskoi ndër të tjera mjeku Ilir Alimehmeti.


