"Stela Gugallja mund të kërkojë azil politik", Qyno: Gjykata e Vjenës vendos nëse do të ekstradohet në Shqipëri
Gazetari Elton Qyno në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tregoi detaj rreth lokalizimit të Stela Gugallja e shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare në kuadër të hetimeve për inceneratorët.
Qyno thotë se "Do të jetë Gjykata e Vjenës që do të vendosë nëse Stela Gugallja do të ekstradohet në Shqipëri ose jo".
Sipas tij "Shanset janë të pakta për tu ekstraduar pasi kur vetë shtetasit dërgojnë adresën e saktë këta persona shkojnë drejt kërkimit të azilit politik".
Elton Qyno: Prej tetorit të vitit 2022 Stela Gugallja,bashkëjetuesi Mirel Mërtiri por dhe Klodian Zoto që janë pjesë e kompanisë “Albtek Energy” janë shpallur në kërkim nga SPAK por kohët e fundit ka pasur detaje të reja lidhur me vendndoshjen e saj. Ka qenë Stela Gugallja që ka shkuar në komisariatin e një policie ku ka deklaruar adresën e vendbanimit dhe pasi ka dhënë të dhënat ajo është konsideruar si person në kërkim. Ajo pastaj është lënë e lirë pasi ka treguar problemet me drejtësinë shqipare por dhe vendbanimin e saktë të saj. Fillimisht fillon proceduar ligjore në shtetin Austiak, është procedurë që kryhet për një periudhë 40 ditore, më pas fillon procesi për ekstradimin ose jo të saj. Do të jetë Gjykata e Vjenës që do të vendosë nëse Stela Gugallja do të ekstradohet në Shqipëri ose jo. Shanset janë të pakta për tu ekstraduar pasi kur vetë shtetasit dërgojnë adresën e saktë këta persona shkojnë drejt kërkimit të azilit politik. Ky nuk është një precedent i ri.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.