“Spiunët” e izoluar në shqipëri, flet Fredir Alpatov: Nuk jam spiun, kam ardhur për pasionin tim
Nuk jam spiun. Këto janë fjalët e ukrainasit Fredir Alpatov i cili një ditë më parë fitoi lirinë nga gjykata e Elbasanit. atyre u është bllokuar pasaporta deri në fund të hetimeve. Për mediat ai ka treguar se është i apasionuar të fotografojë vende ish komuniste dhe shton se ato foto nuk përdorën për qëllime spiunazhi
Pasi lanë qelinë e burgut ku qëndruan prej 9 muajsh ukrainasi dhe dy rusët e akuzuar për spiunazh janë detyruar të qëndrojnë brenda territorit shqiptar edhe për disa kohë.
Gjykata u ka lënë të drejtën të lëvizin të lirë në shqipëri, por duke qëndruar në dispozicion të prokurorisë deri në fund të hetimeve.
Fredir Alpatov pasi takoi avokatin e tij, u shpreh se kërkon të marr së paku makinën që iu bllokua në repartin ushtarak të Gramshit.
“Dua të marr makinën time nuk mund të largohem jashtë vendit për shkak të pasaportës pasi ma kanë bllokuar. Në burg nuk ia kam kaluar shumë mirë pasi unë nuk jam kriminel, kam ardhur këtu si i apasionuar pas vendeve historike, për shembull ish-komuniste dhe ndërtesave të vjetra. Në vende të tjera kur ndërtesat janë të braktisura ti mund të shkosh ti fotografosh dhe vizitosh, por këtu në Shqipëri kjo është problem."
Me masë lehtësuese u la edhe Mihal Zorin dhe Zvetlana Timofeeva. Lirimi i tyre erdhi me kërkesë të akuzës pasi për ta kishte mbaruar afati i paraburgimit.
Po ashtu prokuroria po pret edhe një përgjigje qe ka të bëjë më ekspertizën e pajisjeve filmuese dhe fotografuese të cilët janë gjetur turistëve.