Gjykata e Elbasanit liron nga burgu 3 “spiunët” rusë që u futën në uzinë e Gramshit
Për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit dhe se hetimet nuk u përfunduan dot për shkak se nuk u kryen ekspertimet teknike, Gjykata e Elbasanit ka liruar dy rusët Svetlana Timofeva dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov.
Svetlana Timofeva dhe Fedir Alpatov do të qëndrojnë nën masën "detyrim paraqitje" dhe Zorin "arrest shtëpiak", masa të cilat do të zgjasin deri në mbyllje të hetimeve.
Për Zorin, u dha një masë e tillë pasi me sa duket, avokati nuk kishte besim për masë më të lehtë se arresti i shtëpisë, dhe kërkoi pikërisht arrest shtëpie. Ai do të qëndrojë në një banesë të marrë me qira.