Dështon gjyqi për incineratorin e Fierit, Gjykata nuk njofton ish-administratorin, shtyhet për herë të tretë

Dosja ndaj 20 personave të akuzuar për abuzime në incineratorin e Fierit është bllokuar në gjykatën e posaçme ku procesi nuk po nis për shkak të shtyrjes së seancave. Për herë të tretë gjyqi nuk u zhvillua për shkak të një gabimi procedurial në njoftimin e avokatit të njërit prej të pandehurve. Në këtë seancë gjykata pritej të shprehej nëse do të nisë gjykimi apo do ta kthejë dosjen për hetime shtesë.

Procesi gjyqësor ndaj zyrtarëve të akuzuar për abuzimet me incineratorin e Fierit dështoi sërish për shkak të shtyrjes së seancës për herë të tretë.

Të pandehur në këtë process janë 20 persona, mes të cilëve ish ministri i mjedisit Lefter Koka dhe ish deputeti Socialist Alqi Bllako, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Një nga arsyet e dështimit të seancës ishte pretendimi i avokatit të ish-administratorit të inceneratorit Giuseppe Ciafaglione. Prokura e përfaqësimit nuk ishte marrë sipas formave të parashikuara, që do të thotë nuk kishte vulë apostile por ishte njoftuar elektronikisht dhe printuar.

Senca e paraprake është caktuar të mbahet në datën 15 shkurt në orën 9. Nga hetimet e Spak ka rezultuar se për inceneratorin e Fierit janë paguar 4 milionë Euro, për punë që nuk janë kryer.

Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e  njëzet) lekë.

Prokurorët gjatë hetimit kanë zbuluar se Bllako në bashkëpunim me antarët e komisaionit të dhënies së koncesioneve ka ndihmuar në favorizim kompaninë fitusi dhe ka përfituar një shumë prej rreth 15 milionë lekë ryshfet.

Për sa i përkët zyrtarëvë të tjerë dhe administrator kompanishë mes tyre dhe i shumë kërkuari Klodian Zoto janë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe krijim të skemave të mashtrimit me fatura fiktive.

Dështon gjyqi për incineratorin e Fierit, Gjykata nuk njofton

EMISIONET