Shqiptari kapet me 5 kilogram kokainë në shtëpi, i sekuestrohen edhe 48 mijë euro cash

Shqiptari kapet me 5 kilogram kokainë në shtëpi, i sekuestrohen

Një 24 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Modenës për shitje të drogave të fortakokaine dhe heroine.

Ndalimi i tij është bërë mëngjesin e 19 prillit ndërsa sot ju konfirmua masa e paraburgimit.

Një patrullë policie ushtroi kontrolle në komunën e Savignanos pas informacioneve të siguruara për shitje  të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit policor, shtetasi shqiptar ka qenë dukshëm i shqetësuar dhe pas kontrollit personal i është gjetur një qese plastike e mbushur me vakum, me shkrimin “50”, e cila përmbante mbi 50 gram kokainë.

Gjithashtu u kontrollua edhe shtëpia e tij ku u gjet një sasi mbi 5 kilogramë kokainë, 500 gramë heroinë si dhe shuma prej 48.420 euro dhe materiale të shumta ambalazhimi.

itali arrestohet shqiptari

EMISIONET