Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, 3 të rinj bien në prangat e policisë

Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të
Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre u bë falë operacionit policor të koduar "Supplier 4".

U  bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. D., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit nga iu 18 vjeçarit iu gjet dhe sekuestruan, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

“Ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës”, njofton policia.

Gjithashtu u arrestua shtetasi me inicialet K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën "Lord Bajron";

Personi tjetër i rënë në pranga është shtetasi M. C., 17 vjeç, pasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën "Kristo Luarasi".

Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET