Gjykata Kushtetuese e Rusisë njeh aneksimin e katër territoreve ukrainase

Gjykata Kushtetuese e Rusisë njeh aneksimin e katër territoreve

Gjykata Kushtetuese e Rusisë ka njohur sot aneksimin e katër territoreve kryesore të Ukrainës si të ligjshëm, raporton AFP.

Gjykata ka vulosur në mënyrë efektive marrëveshjet e aneksimit të nënshkruara nga Vladimir Putin me liderët e rajoneve të mbështetur nga Moska, pavarësisht dënimit të gjerë nga Perëndimi.

Putin organizoi një ceremoni madhështore të Kremlinit të premten për të festuar aneksimin e Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia , pas "referendumeve" të denoncuara si një mashtrim nga Kievi dhe aleatët e tij.

Traktatet e aneksimit do të shqyrtohen tani nga dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, Duma e Shtetit, të hënën, sipas kryetarit të Dumës Vyacheslav Volodin.

Të katër territoret krijojnë një korridor të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të aneksuar gjithashtu nga Moska, në vitin 2014. Së bashku, pesë rajonet përbëjnë rreth 20 përqind të Ukrainës .

EMISIONET