Sherrin në “TikTok”, të plagosurit në rrugë/ “I famshmi” Klajdi Mancaku dyshohet se është autori i sulmit me armë në Durrës

Zbardhen detaje të reja nga sherri i TikTok-ut që degjeneroi në përdorimin e armëve nëpër rrugët e Durrësit, madje duke shkaktuar dhe viktima të pafajshme, që mbetën të plasogur si pasojë e plumbave rikoshetë të dalë nga armët e tyre.

Bëhet fjalë për dyshime se personi që ka shkrepur armët në drejtim të makinës është Klajdi Mancaku, i cili njihet si shok i Cllevio Serbiano, i njohur me emrin Klevion Ahmeti, i përfshirë në dosjen e drogës të avionit në Divjakë.

Po ashtu, Mancaku u bë i njohur edhe nga sherri që pati një vit më parë me reperin me nofkën Noizy, apo Rigels Rajku.

Njoftimi i ngjarjes nga Policia e Durrësit

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës.

Sherrin në “TikTok”, të plagosurit në rrugë/

Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar, shtetasi K. M., rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin M. V, (kushuri i shtetasit J. V.) dhe i ka lënë takim për tu sqaruar në afërsi të banesës së shtetasit M. V.

Shtetasi M. V., pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin J. V., dhe shtetasin A. H., (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me shtetasin K. M.
Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M. V., dhe është larguar menjëherë.

Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi J. V., i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi A. H., që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.

durrës edison vatnikaj klajdi mancaku

EMISIONET