Alice Taylor takim me "Djallin", në podkastin e tij Rama pranon "genocidin": Vetëm në 2019-n nga Shqipëria ikën 44 mijë shqiptarë

Alice Taylor, gazetarja dhe redaktorja me origjinë britanike, e cila jeton në Shqipëri prej gati pesë vitesh, ishte e ftuar në episodin e dytë të podkastit “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama.

“I Love Albania”, titullohet Episodi 2 i Sezonit 1 të podkastit “Flasim”, ku kryeministri Rama zhvillon një bisedë me gazetaren britanike Alice Taylor.

“Alice Taylor është banore e Tiranës e dashuruar me Shqipërinë, po shumë e sertë me qeverinë”, u shpreh Kryeministri.

“Ti e bëre këtë hap, erdhe këtu takove djallin. A e mendon tani edhe më shumë që mund të të thonë të bleu, të korruptoi, të bëri për vete, të bëri magji, nuk je më e jona?”, e pyeti Kryeministri.

Në përgjigjen e saj, Taylor shprehet: “A thashë gjë që jam dakord me gjithçka që ju thatë? Isha kureshtare nga ftesa juaj më pëlqeu fakti që deshët të përballeshit me disa nga gjërat kritike që kisha shkruar. Mendoj se do të ishte budallallëk të thoja jo”.

Në bisedën e tij me Taylor, Rama u ndal edhe te çështja e largimit të shqiptarëve ndërsa solli në vëmendje një shkrim të gazetares britanike e cila thotë se “në vitin 2019 u larguan nga Shqipëria 360 699 njerëz, e barazvlefshme me 12.4%”.

“Kam këtu të dhënat dhe i kam sjellë se është e rëndësishme t’i ndajmë këto të dhëna. Në 2019 personat që u larguan nga vendi ishin në fakt 43 850 njerëz. Nga ana tjetër ka shumë rëndësi edhe një dimension tjetër, përveç atyre që largohen dhe që padyshim janë më të shumtë se ata që kthehen, kemi megjithatë edhe ata që kthehen”, tha Rama.

E pyetur se lidhur me faktin se erdhi të qëndronte vetëm pak ditë në Shqipëri dhe tashmë vijon të qëndrojë akoma prej më se 5 vitesh, gazetarja shprehet se: “5 vjet e gjysmë ka pasur jashtë mase ndryshime. Disa prej tyre janë më të mira, disa prej tyre… Shkruaj sepse kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë sociale. Në qoftë se shoh diçka që më mërzit, më mërzit thellësisht, sepse dua të rris vajzën time këtu, dua të plakem këtu”.

Nëse e ka dashur ndonjëherë Anglinë, ajo u shpreh se jo.

“Nëse mendoj për Anglinë, mendoj ngjyrën gri. Kur mendoj Shqipërinë mendoj të kuqen, të verdhën, të gjelbrën, blunë. Është një vend krejt ndryshe”, deklaron gazetarja.

“Alice Taylor një britanike që ka adoptuar Shqipërisë si atdheun e vet të dashur. Shpresoj të ketë provuar se djalli nuk është aq i zi sa duket”, përfundoi Rama bashkëbisedimin me gazetaren Alice Taylor.

edi rama alice taylor podcast

EMISIONET