SHERR NË SARANDË! U godit*n me grushte e sende të forta, 6 persona shoqërohen në Komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 3 të Sarandës, në zonën e njohur si “Ekualipsi”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku disa persona janë përfshirë në një sherr për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, ata janë goditur me grushte dhe sende të forta, duke shkaktuar tension dhe panik në zonë.
Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, si dhe efektivë të FNSH-së. Si rezultat i ndërhyrjes, gjashtë persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, disa nga personat e përfshirë në konflikt janë paraqitur në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësive të secilit prej të përfshirëve.


