Kaninë/ Shpërtheu në flakë gjatë lëvizjes, shkrumbohet shumica e mjetit. Ja çfarë dëmesh raportohen...

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kaninës, në Vlorë.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë teksa automjeti ishte në lëvizje. Brenda pak minutash, flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të mjetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shuar zjarrin. Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përfshirjen e automjetit nga flakët, ndërsa hetimet vijojnë.

