Protesta para Kuvendit/ Nuri: Ndërhyrja e policisë ishte disproporcionale, nevojitet zgjidhje politike për situatën

Juristi Franc Nuri, në një intervistë për “Ora News”, ka komentuar protestën para Kuvendit, ndërhyrjen e policisë dhe situatën politike në vend. Sipas tij, reagimi i forcave të rendit ka qenë i ashpër dhe jo në përputhje me situatën në terren.

Nuri, i cili tha se ka qenë i pranishëm në sallën e parlamentit si këshilltar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, u shpreh se protestuesit kishin të drejtën të shprehnin pakënaqësitë e tyre dhe se nuk përbënin rrezik real për deputetët apo efektivët e policisë.

“Protestuesit nuk mund të pengohen në të drejtën e tyre për të kritikuar qeverinë, për të hedhur slogane dhe për t’u grumbulluar pranë perimetrit të sigurisë. Por në momentin që ata u afruan, policia përdori ujin me presion dhe ka dyshime për përdorim të lëndëve të tjera që duhet të hetohen”, deklaroi Nuri.

Ai ngriti shqetësime edhe për pamjet e publikuara në media ku uji i përdorur nga policia shfaqej me ngjyrë të gjelbër, duke thënë se disa protestues kanë raportuar djegie në trup dhe në fytyrë.

“Ka pasur një goditje disproporcionale, tepër të ashpër nga policia, e cila më pas ka provokuar edhe reagimin e protestuesve me vezë. Nuk ka pasur sende që të rrezikonin jetën e askujt”, tha juristi.

Duke komentuar pretendimet e mazhorancës se protestuesit penguan deputetët të ushtronin detyrën, Nuri u shpreh se masat e marra nga policia kanë prekur edhe qytetarët e tjerë.

“Janë marrë masa ekstreme që kanë penguar qytetarët të lëvizin lirshëm. Kam qenë dëshmitar i rasteve kur persona janë penguar të shkonin në punë për shkak të bllokimeve”, tha ai.

Sipas tij, ndërhyrja e policisë nuk ka qenë proporcionale me situatën dhe ka pasur raste ku qytetarë janë shoqëruar apo tërhequr pa arsye të qartë.

Për protestën që vijon prej 54 ditësh, Nuri e cilësoi një situatë të paprecedentë në vend.

“Kemi një protestë që zgjat prej afro dy muajsh, intensive dhe e pandërprerë. Në këto temperatura, qytetarë të të gjitha moshave, gra, të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore vazhdojnë të dalin në protestë”, u shpreh ai.

Sa i përket zgjidhjes politike, juristi tha se ndryshimet e pjesshme në qeveri nuk do të sjellin ndryshim të situatës.

“Largimi i Edi Ramës, hapja e rrugës për një qeveri teknike dhe pse jo edhe shkrirja e parlamentit do të ishte zgjidhja që do të qetësonte situatën dhe do të rikthente paqen sociale”, deklaroi Nuri.

Ai paralajmëroi se protestat mund të vijojnë edhe në muajt e ardhshëm, duke thënë se pa ndryshime rrënjësore nuk do të ketë stabilitet politik në vend.

Franc Nuri: Po, pak a shumë në atë moment kam qenë dhe unë në sallën e parlamentit si këshilltar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe mund t'ju dëshmoj se seanca ka filluar në 10:30 realisht. Pra, është pritur që të vijnë deputetët një nga një. Por, çfarë ka ndodhur? Protestuesit nuk mund të pengohen në të drejtën e tyre për të kritikuar qeverinë, për të sharë qeverinë, për të hedhur slogane.

Të grumbullohen, ti nuk mund t'i pengosh të grumbullohen edhe të afrohen aty ku është gardhi apo ku është vënë perimetri i sigurisë. Por çfarë ndodhi? Në momentin që ata sa afrohen tek perimetri i sigurisë, policia ndez atë makinën e ujit dhe hedhin ujin me presion dhe jo vetëm, por që ka dyshime të forta se ka pasur dhe produkte djegëse apo kimikate të ndryshme që do duhet të hetohen. Sepse kanë dalë dhe në media pamje ku është një ujë me një ngjyrë të gjelbër aty që nuk kuptohet se çfarë ka pasur, nuk kuptohet se çfarë kimikatesh ka pasur dhe çfarë lëndësh janë përdorur, sepse ka pasur protestues që kanë pasur djegie serioze në trup dhe në lëkurë, në fytyrën e tyre, siç kundër e kemi dëshmuar në media dhe në postimet e ndryshme që ne mund të kemi arritur të bëjmë për këtë rast.

Pra, një goditje disproporcionale, tepër e ashpër nga policia që më pas ka provokuar dhe protestuesit që të reagojnë me vezë, se nuk kanë pasur sende të tjera të forta. Nëse protestuesit do kishin qëllim që të kryenin veprime të dhunshme, të bindur do të jeni që mund ta kishin kryer mjaft kollaj. Por, ishin komplet dhe pamjet që ndodhën para pak minutash me makinën e Blendi Gonxhes, ja, vetëm me vezë janë duke u gjuajtur. Ah, pra nuk është se ka aty asnjë gjë që mund të rrezikonte jetën e askujt. Po ku i kanë penguar që të ushtrojnë detyrën.

Për deputetët e mazhorancës pretendojnë se protestuesit po pengonin ata pra, po pengonin ligjvënësit që të ushtronin detyrën e tyre, ndaj edhe ndërhyrja e policisë është cilësuar si e duhura. Po ku i kanë penguar që të ushtrojnë detyrën? Sepse tek e fundit ne kemi qenë të gjithë sot në Tiranë dhe e kemi parë që kanë qenë gjysma e rrugëve të Tiranës të bllokuara në një perimetër jashtëzakonisht të gjerë, shumë lar parlamentit, shumë larg sallës së seancave plenare. Pra, qytetarët e kanë pasur pengesën sot të lëvizin lirshëm. Unë kam qenë vetë dëshmitar kur kam rastisur sot në rrugët e Tiranës, që qytetarë të ndryshëm janë penguar nga policia e shtetit. Për shkak të këtyre masave ekstreme që janë marrë, janë penguar të shkojnë nëpër punët e tyre.

Isha sot dëshmitar në drekë kur dola, dhe një zonjë pengohej që të shkonte në punën e saj. I thoshte që kishte një orar të caktuar duhej ta respektonte, policia nuk donte t'ia dinte fare dhe i thoshte ti s'do kalosh. Pra, ka qytetarë që kanë humbur ditën e punës sot. Janë marrë masa ekstreme pikërisht për të lejuar që ata deputetë, ajo shumicë e delegjitimuar të shkojë dhe të hyjë atje në sallën e parlamentit. Pra, është e kundërta.

Janë masat ekstreme të marra që kanë penguar protestuesit dhe qytetarët që të udhëtojnë, që të qarkullojnë lirshëm dhe t'i afrohen perimetrit të parlamentit. Dhe nuk mendoj se ka pasur ndonjë cënim apo ndonjë rrezik real ndaj qytetarëve.nUK ka patur asnjë rrezik real nga qytetarët, nga protestuesit ndaj atyre deputetëve, apo dhe efektivëve, forcave të rendit, që e theksoj edhe një herë dhe e përsëris, kanë përdorur mjete jashtëzakonisht disproporcionale, pra një dhunë shumë të ashpër, shumë të madhe në raport me atë çfarë kanë bërë protestuesit. Aty keni njerëz që janë marrë zvarrë kot. Apo që ka qenë rastësisht.

Efektivët, forcat e rendit, e theksoj edhe njëherë dhe e përsëris, kanë përdorur një mjete jashtëzakonisht disproporcionale, pra një dhunë shumë të ashpër, shumë të madhe në raport me çfarë kanë bërë protestuesit. Aty keni njerëz që janë marrë zvarrë kot. Patjetër, padyshim. Është ajo që të lë të kuptohet e gjithë, nga e gjithë kjo situatë. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Është e pamundur që të ecet në këto kushte.

Dhe nga ana tjetër është e paprecedentë kjo që po ndodh, në kuptimin e mirë të fjalës. Pra, kemi një protestë që zgjat prej afro dy muajsh, ju e thatë dhe e theksuat në fillim, dita e 54-t sot. Nuk ka ndodhur kurrë që të ketë një protestë kaq të gjatë, kaq intensive dhe të pandërprerë nga qytetarët që dalin aty në mënyrë spontane, apo vetëm me organizimin e rrjeteve sociale. Pavarësisht thirrjeve që mund të jenë bërë nga grupime apo dhe nga parti të ndryshme politike. Kështu që kjo është e paprecedentë. Dhe vetë fakti që protestat kanë, në këtë situatë, jemi në fund të muajit korrik, në këtë vapë, dalin aty qytetarë të të gjitha shtresave. Jo vetëm të rinj, të reja, po ishin dhe gra dhe të moshuar, ishin pensionistë e të tjerë e të tjerë. Persona me probleme shëndetësore po ashtu që kanë dalë.

Unë mendoj, unë mendoj që ndryshime në qeveri, të ikin disa ministra anonimë dhe të vijnë disa ministra anonimë të tjerë, nuk do të ndryshojë asnjë gjë. Unë mendoj se vetëm largimi i Edi Ramës, hapja e rrugës... rrugës për një qeveri teknike, largimi i Edi Ramës dhe pse jo dhe shkrirja e parlamentit, do të ishte zgjidhja që do ta qetësonte paqen sociale. Pra do të qetësonte situatën dhe do rikthente paqen sociale në vend.

Këto protesta nuk kanë për t'u ndalur, kjo kuptohet, nuk ka nevojë ta dëgjojmë as nga protestuesit apo dhe nga përfaqësuesit e tyre, sepse e shprehën më herët gjatë ditës që do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, edhe gjatë muajit gusht, por lë të kuptohet kjo situatë, përderisa vazhdoi deri tani, që sido që të ishte puna, në vjeshtë, në shtator, protestat do të jenë ende më të fuqishme.

 Pra nuk ka rikthim në normalitet me Edi Ramën në krye të qeverisë. Dhe unë mendoj që pa patur një reflektim të thellë nga kjo maxhorancë, pa ndryshime rrënjësore me largimin e Edi Ramës dhe hapjen rrugë të qeverisë teknike, nuk do të ketë stabilitet në Shqipëri. Risku ky është. Patjetër. Ajo që njihet në politikë me termin "gerrymandering", që do të thotë ndarja territoriale në një mënyrë apo në një tjetër që i volit palës që ka shumicën, për llogari elektorale. Ky është rreziku.

EMISIONET