Betonieres iu këputën frenat/ Detajet nga aksidenti me dy v*ktima, hetimet vijojnë ende
Dështimi i sistemit të frenimit ose një shqetësim shëndetësor i drejtuesit të mjetit janë këto dy pistat që po hetohen nga policia si shkak i aksidentit të ndodhur një ditë më parë në rrethrrotullimin e Tegut.
Sipas informacioneve mësohet se viktimat, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, kishin ardhur në Shqipëri nga Egjipti rreth një muaj më parë, me vizë pune dhe me leje qëndrimi 1-vjeçare.
Nga verifikimet rezulton se të dy ishin të pajisur me leje drejtimi, me patentë kamioni dhe si pompist ata punonin ne kompaninë Alba Beton.
Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në orën 16:20 kamioni po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga Farka në drejtim të Tegut, kur u përfshi në aksident.
Sipas pamjeve të sigurisë shikohet se mjeti i tonazhit të rëndë hyn me shpejtësi të lartë në drejtim të rrethit duke përplasur autoveturën që vinte nga krahu i majtë dhe po priste përparësinë e kalimit.
Ndërkohë Roland Nuri 28-vjeçari që u plagos pasi mjeti i tij u përplas nga kamioni ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informavioneve 28-vjeçari mori lëndime të lehta ndonëse mjeti i tij u shkatërrua plotësisht.
Për të përcaktuar qartë shkakun e aksidentit grupi hetimor do të analizojë rezultatet e ekspertizës mjekoligjore të viktimave dhe ekspertimin teknik të mjetit që ra nga lartësia.

