Përplasjet në protestë / Lita: Revolte ndaj keqqeverisjes! Qeveria ka futur kokën në rërë si struci

Analisti Lavdrim Lita, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News, i cilësoi përplasjet mes protestuesve dhe policisë si një revoltë të natyrshme qytetare ndaj një qeverie që ka mbyllur veshët përballë kërkesave të tyre prej 53 ditësh.

"Revoltë popullore qytetare kundrejt qeverisjes dhe keqqeverisjes. Sigurisht ka përplasje midis protestuesve dhe policisë.

Do të ishte jo normale që mos të kishte përplasje kur kemi këtë lloj nervozizmi të politikës, forcave të policisë, por edhe të qytetarëve, të cilët kanë prej 53 ditësh që protestojnë dhe qeveria ka futur kokën në rërë si struci dhe nuk dëgjon.

Ka mbyllur veshët me para dhe ka kyçur gojën duke bërë sikur s'po ndodh asgjë.

Në fakt edhe sot parlamenti voton ligje, miraton akte normative për Canning West-in, por për kërkesat e qytetarëve nuk ka asnjë përgjigje.

Ka përgjigje vetëm dajaku dhe shkopi i gomës, por kjo nuk është përgjigja e duhur sipas meje", u shpreh Lita.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET