“Revolucioni” Balla/ 6 zyrtarë të Policisë së Shtetit nën akuzë që prej 17 korrikut

“Lufta kundër korrupsionit nuk nis jashtë nesh, por së pari brenda radhëve tona. AMP është krijuar bazuar në një ligj me partnerët. Ligjin e njoh shumë mirë. Pyetja ime është; sa drejtues dhe shefa komisariatesh janë kapur me “presh në duar”? Nuk i vendos në diskutim rezultatet, por ama nuk mund të vendos në diskutim faktin, që pas statistikave janë shumë keqbërës të vegjël, por të mëdhenj, pak për të mos thënë aspak”

Kjo ishtë deklarata e Minisitrit Taulant Balla më 17 korrik kohë kur ai mori detyrën për të drejtuar Ministrinë e Brendshme.

Para këtij momenti asnjë prej zyrtarëve të Policisë së Shtetit nuk janë ishin prekuar nga mbikqyrja policore.

Po fill dy javë pas këtyre fjalëve drejtuar Ardi Veliut, një operacion i SPAK dhe i Policisë së Shtetit, si dhe i AMP-së ua vendosën prangat dy prej zyrtarëve të lartë të bluve si të implikuar në grup të struktuaruar kriminal.

Ardit Hasanbegaj shef i Krimeve në Shkodër dhe Olton Bistri ish-drejtuesi i Forcave Operacionale dolën në komunikimet e “SKY” teksa dekonspironin operacionë duke favorizuar persona të lidhur me krimin. Dy zyrtarët u përjashtuan nga policia.

Arrestimet nuk u ndalën këtu. Dritan Meta, shefi i Komisariatit të Laçit të Kurbinit ra në prangat e policisë, pasi u verifikua përfshirja e tij në grupin criminal të Gëzim Çelës, çka e vuri nën akuzë. Edhe “shef” Dritani pati fatin e dy kolegëve të tij, ku menjëherë u mor vendimi i përjashtimit nga detyra.

Dedan Gjoni ishte një tjetër zyrtar policie që ra në rrjetën e SPAK dhe AMP. Ai mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Komisaritin në 6. Gjoni u zbulua në aplikacionin “SKY ECC” ku siguronte kushtet për të kryer vrasjen e dy vëllezërve. Në këtë operacion, SPAK përfshiu edhe oficeren Jonida Babameto me detyrë oficere pranë Zyrës së Interpolit.

I fundit i rënë në pranga Stiljan Pasho, shef i Sektorit të Kufirit i zbuluar në 4 episode si i përfshirë në trafikun e drogës. Për këtë drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku vendosi përjashtimin e menjëhershëm.

Duke parë përfshirjen e lartë të zyrtarëve të policisë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policiore, po mendohet drafti që të gjithë zyrtarët e policisë të deklarojnë nëse kanë pasur apo kanë në përdorim një aplikacion të enkriptuar si “Sky ECC Enco Chat”, etj.

EMISIONET