Ramazan Rraja flet nga Dubai: Nuk jam unë ai me kapuç. Një herë në dy javë më nxjerrin në televizor

Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja i cili është shpallur në kërkim nga policia si një prej tre personave që më 13 nëntor 2021 u futën të armatosur dhe maskuar në një lokal në Zejmen të Lezhës mohon të jetë ai I përfshirë në këtë ngjarje.

Në një lidhje telefonike me gazetarin e Ora News, Elton Qyno, Rraja qëllimisht përdoret emri i tij dhe por se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Ai pranon se ndodhet në Dubai por jo se është arratisur por se aty jeton.

"Unë kam marrë vesh nga mediat ngjarjen. Po shihja dhe videot. Atë natë kam qenë  në një sebep. Kam foto e video kam qenë me 15 veta. Nuk e kam idenë. Nuk kam qenë kurrë në Zejmen.

Policia e ka shumë të verifikueshme. Mos të marrë gojëdhënat e goreve të Kurbinit që dalin e flasin: ky është Ramazani. Të shohin ata ngjarjet që vrasin pa kapuç. Jo shohin tre vetë me maska e thonë Ramazani, e  kthejnë politike.

Unë me Rahmanin e vetmja bisedë ka qenë në ëhatsapp ku i kam thënë të rroni vetë kur ka vdekur gjyshja. Nuk kam asnjë lloj komunikimi. Unë nuk jam përfshirë asnjëherë me politikën. Unë kam jetë tjetër jetoj jashtë.

Unë ndodhem në Dubai. Unë jetoj këtu e nuk u arratisa. Kam hyrje e dalje në Dubai. Kam ardhur 3 – 4 ditë në Shqipëri për probleme familjare dhe jam kthyer në Dubai.

A do te dorezohet?

Ramazan Rraja: Jam gati të dorëzohem nëse policia e prokuroria kanë një provë të vetme që unë kam lidhje me ngjarjen por në këtë mënyrë që marrin rryshfete e nxjerrin persona në kërkim me hamendje….

Unë kam çuar dhe avokatin dhe prokuroria nuk ka asnjë provë vetëm një video të bërë mediatike disa kohë më parë.

Është hamendësim se këta persona janë këto.

Atyre po i bëjnë vrasje pa kapuç e mezi e zbardhin. E zbardhin tre veta që mezi duken që janë me maska e i vënë dhe emrin Ramazan"

Ora News: Po të tjerët i njihni

Ramazan Rraja: I njoh të tjerët i kam shokë.

Ora News: Po pse juve?

Ramazan Rraja: Dikush kështu ka dashur. Një herë në dy javë nxjerrin në televizor. Nuk e di kush është.

 

EMISIONET