Pas terrorit në Lezhë, Ramazan Rraja dhe dy bashkëpunëtorët ikën në Dubai nga Rinasi

Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja i cili është shpallur në kërkim nga policia si një prej tre personave që më 13 nëntor 2021 u futën të armatosur dhe maskuar në një lokal në Lezhë dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

Rraja së bashku me dy bashkëpunëtorët e tjerë, Roan Brahimi e Alesio Dobrozi mësohet se pas ngjarjes kanë dalë nga Rinasi dhe kanë udhëtuar së bashku në drejtim të Dubait, raporton Ora News.

"Ikja e tyre është vërtetuar përmes sistemit TIMS. Ndërkohë që policia kishte kryer kontrolle në disa banesa në zonën e Lezhës dhe të Krujës ku mendohej se ata qëndronin të fshehur" 
informon gazetari i Ora News Elton Qyno.

Tre të rinjtë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, ata ishin në kërkim kushëririt të pronarit të lokalit 25-vjeçarit Ani Kola me të cilin kishin një konflikt. Objektivi i identifikuar si L. M.(K), shpëtoi nga sulmi pasi nuk ndodhej në lokal.

Shkaku?

Dyshohet se shkak ka qenë një borxh financiar por policia zyrtarisht ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një sherr që ka nisur përpara mes kushëririt L.M dhe Gj. J. mik i tre autorëve të dyshuar të cilët mbrëmjen e 13 nëntorit kishin shkuar për ta kërkuar.

Dyshohet se ata janë anëtarë të grupit te Plaurent Dervishit. 

Ndërkohë Rohan Brahimi, një nga dy bashkëpunëtorët e tjerë është dyshuar nga policia se ka qenë njeriu kryesor i tentativës së vrasjes se Ylli Brahimit në Milot ngjarje e ndodhur në janar të 2021. 

EMISIONET