Rama-Macronit: Shqipja juaj më epshore se konceptuale, Frëngjishtja ime nesër do jetë më e mirë se sot
Gjatë konferencës së sotme me presidentin francez, Macron, kryeministri Edi Rama foli në gjuhën frënge, vend që ka emigruar për shumë vite.
Mes batutave ai ‘kritikoi’ frëngjishten e tij, duke premtuar se ajo do të jetë më e mirë se sot. Rama e përshkroi frëngjishten më shumë epshore se konceptuale.
Rama: Po filloj me një fjali të shkurtër në frëngjisht për të rrëfyer para jush, se do kisha nevojë për një takim 3 ditë me radhë me ju për të zgjidhur konfliktet ballkanike me frëngjishten time, që është dëmtuar gjatë rrugës anglisht drejt BE-së, por besoj se sot i është shpërblyer kjo dhe me këtë shtysë që ju na keni dhënë sot, për të pasur kontakte shumë të ngushtë mes dy vendeve, nesër frëngjishtja ime do të jetë më e mirë se sot. Duke marrë në konsideratë se shqipja juaj është me epshore se konceptuale duhet të kalojmë përmes përkthimi.

