Pas Begajt, Macron takon Ramën dhe firmosin katër marrëveshje Shqipëri - Francë

Pasi takoi presidentin e Republikës, Bajram Begaj, Emmanuel Macron, i cili ndodhet në Tiranë që prej pasdites së djeshme, do të takohej me kryeministrin Edi Rama.

Sipas agjendës së parashikuar, në ambientet e Kryeministrisë, Rama dhe presidenti Macron do të nënshkruanin marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vende.

Konkretisht, Shqipëria dhe Franca nënshkruan 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit Emmanuel Macron në Tiranë.

Marrëveshjet shkojnë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve, pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve.

Marrëveshja e parë është udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës, nënshkruar për palën shqiptare nga zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Marrëveshja e dytë u nënshkrua për palën shqiptare nga drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Ilir Beqaj.

Marrëveshja në fushën e kulturës u nënshkrua nga homologët e të dyja vendeve, ndërsa marrëveshja e fundit deklaratë qëllimi mes ministrive të Brendshme të Shqipërisë dhe Francës u nënshkrua nga ministrat respektivë.

VIZITA E MACRON

Presidenti francez, Emanuel Macron, e nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Thuajse 1 orë pas mbërritjes së tij në vend, është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.

Macron humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, pasi shtyhu vizitën e tij me disa orë, edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Shkak i shtyrjes u bë një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë.

EMISIONET