Vrapon... dhe e vret pas shpine/ Kamerat filmuan momenti kur ish polici qëllon gruan afër Gjykatës së Elbasanit

Vrapon... dhe e vret pas shpine/ Kamerat filmuan momenti kur ish polici
Ne foto: Liljana Buzo, (Viktima) Autori, Koço Buzo, dhe vendi ku ndodhi krimi, 6 maj 2021

Kamerat e sigurisë të bizneseve përreth filmuan gjithë skenën e rëndë të krimit që ndodhi disa metra larg Gjykatës së Elbasanit mesditën e 6 majit 2021

Pamjet filmike por dhe dëshmitë e qytetarëve të shumtë që janë gjendur aty rastësisht do të ndihmojnë për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë.

Në Gjykatën e Elbasanit sot ishte caktuar të mbahej seanca gjyqësore ndaj 58 vjeçarit, Koço Buzo i akuzuar për “Dhunë në familje”

Ish efektivi i policisë nuk është paraqitur dhe gjyqtarja ka vendosur të shtyjë seancën.

Rreth orës 11: 24 minuta viktima, 54 vjeçarja Liljana Buzo është larguar nga Gjykata së bashku me avokatin e saj Gëzim Toçila. 

Ata kanë hyrë në një rrugicë në të djathtë të godinës së gjykatës.

Nga pamjet filmike duket që autori i ndjek nga pas. Ndërkohë Ora News arrin të sigurojë një sekuencë nga këto pamje, momenti kur Liljana Buzo bie e vdekur pas plumbave të marrë nga bashkeshorti.

Vrapon 30 metra rrugë me vrap me armën në dorë dhe qëllon me breshëri pas shpine bashkëshorten e tij në një distancë të afërt, informon Ora News.

Avokati së bashku me një kalimtar arrijnë ta ndalojnë e shtrinjë në tokë për ta neutralizuar deri në momentin kur u ka ardhur në ndihmë policia dhe ka kryer arrestimin e tij.

Në momentin e arrestimit atij i është sekuestruar arma e krimit por dhe një thikë,ndërkohë mësohet se e gjithë skena është parë nga njëri prej djemve të çiftit.

EMISIONET