FOTO/ Barazimi i Brazilit, partnerja e Neymar "vjedh" vëmendjen në tribunë

Megjithëse Neymar mungoi në fushë për shkak të një dëmtimi, partnerja e tij, Bruna Biancardi, u kthye në kryefjalën e ndeshjes hapëse të Brazilit në Kupën e Botës.

Ajo e shoqëroi yllin brazilian në tribunën e stadiumit të New York-ut, ku çifti u pa edhe duke shkëmbyer një puthje romantike para fillimit të takimit.
Influencuesja braziliane tërhoqi vëmendjen e plotë të fotografëve dhe rrjeteve sociale me një veshje mjaft të veçantë.
Fotografitë e publikuara nga vetë Bruna para ndeshjes u kthyen menjëherë në hit në rrjet.

Ndonëse përballja në fushë mes Brazilit dhe Marokut u mbyll në barazim 1-1, në platformat digjitale u diskutua shumë më tepër për stilin e Biancardit, duke e shndërruar atë në njërën nga figurat më të komentuara të fundjavës hapëse të turneut.

