Pse përmbytemi? Panariti: Pasojat e shiut katastrofike, shkak sistemi i kanaleve të amortizuara

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News" ishte ish-ministri i bujqësisë, Edmond Panariti i cili paralajmëroi për katastrofën e prodhimit bujqësor pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e janarit, duke fajësuar sistemin e amortizuar të kanaleve kulluese.
" Ujërat kanë më shumë se 5 ditë që po përmbysin parcelat, serat dhe një bimë e cila qëndron më shumë se 3 ditë në ujë, vdes nga mungesa e oksigjenit.
Prodhimi për këtë sezon është komomertuar. Ajo që e bën edhe më të paqartë situatën është se çfarë garancie do të kenë këta fermerë që edhe kur ti kullojnë tokat të përgatiten për sezonin e ardhshëm të mbjelljeve, të mos kenë të njëjtin fat, pasi shirat do të jenë ciklik.
Ky shi që na përfshiu këtë janar nuk ishte një shi i jashtëzakonshëm. Sasia e reshjeve është pak mbi mesataren e muajit janar. Nuk ishte diçka katastrofike megjithatë pasojat ishin katastrofike.
Arsyeja është vetëm një, sistemi i kanaleve kulluese me në qendër hidroveret, është një sistem i armortizuar dhe në përkeqësim të vazhduar dhe për rjedhojë dhe një shi modest bën që të kemi përmbytje", u shpreh Panariti.

