Përvjetori i 46-të i martesës që nuk u festua/ Sharon Osbourne prek me mesazhin për Ozzy-n: Dashuria jonë nuk u shua kurrë (FOTO)

Përvjetori i 46-të i martesës që nuk u festua/ Sharon

Sharon Osbourne ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një mesazh emocional në ditën që do të shënonte 46-vjetorin e martesës me bashkëshortin e ndjerë, Ozzy Osbourne.

Ajo publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqen duart e tyre të bashkuara, shoqëruar me një dedikim të ndjerë për partnerin e jetës, duke kujtuar dashurinë që, sipas saj, vazhdon të mbetet e fortë pavarësisht mungesës fizike.

Sharon shkruan se kjo ditë nuk është një festë tradicionale, por një kujtesë e një lidhjeje që nuk është zbehur nga koha dhe as nga vdekja. Ajo shpreh mungesën e përditshme dhe thekson se dashurinë e tij e mban me vete në çdo hap.

Ozzy Osbourne u nda nga jeta më 22 korrik 2025 në moshën 76-vjeçare. Pak javë para ndarjes nga jeta, ai u ngjit për herë të fundit në skenë në koncertin lamtumirës të Black Sabbath në Birmingham, qytetin e lindjes së grupit.

Çifti kishte nisur historinë e tyre të dashurisë në fund të viteve ’70 dhe u martua në vitin 1982 në Hawaii. Ata patën tre fëmijë dhe më vonë rinovuan betimet e tyre martesore në Las Vegas në vitin 2017.

Në vite, Sharon ka folur edhe më parë për marrëdhënien e tyre, duke e përshkruar si një lidhje të ndërtuar mbi pranimin dhe përballimin e sfidave të jetës bashkë.

Përvjetori i 46-të i martesës që nuk u festua/ Sharon

EMISIONET