Protestë qytetare në Korçë/ Turistët nga Hollanda motivojnë protestuesit:Të rinjtë duhet të rrijnë në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2026, 20:01

Korça ka vijuar edhe këtë të martë qëndresën qytetare kundër qeverisë. Pavarësisht numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, qytetarët e mbledhur në shesh, të pajisur me pankarta dhe simbole kombëtare, kanë manifestuar vendosmërinë e tyre për të mos u tërhequr.
Një detaj i veçantë në tubimin e sotëm ka qenë prania e disa turistëve nga Holanda.
Duke iu bashkuar kauzës qytetare, vizitorët e huaj kanë përcjellë një mesazh inkurajues për rininë shqiptare, duke bërë thirrje që ata të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të luftojnë për të ardhmen.

