PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të Tiranës

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të.

Edhe këtë pasdite, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u stacionuan para godinës së Kryeministrisë, duke konfirmuar se revolta e nisur prej javësh nuk ka ndërmend të ndalet.

Pasi disa orë fjalimesh, qytetarët nisën sërish marshimin në Bulevard, ashtu si për cdo natë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe, ndërsa ritheksojnë se kërkesa kryesore mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i kastës politike që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin për më shumë se tre dekada.

 

EMISIONET