PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të Tiranës
Pas fjalimeve ka nisur vala e marshimeve drejt rrugëve të Tiranës, ku protestuesit, mes thirrjeve dhe pankartave, do të përshkojnë kryeqytetin si çdo mbrëmje.
Gjatë fjalimeve janë dëgjuar edhe dëshmi nga të afërmit e protestuesve të arrestuar, ndërsa turma e revoltuar është nxitur me thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë aktuale.
Rikujtojmë se në marshimet e ditëve të fundit ka pasur tensione dhe incidente, veçanërisht përplasjet në Komisariatin nr. 3, një ditë para se të arrestuarit të dilnin para trupës gjykuese për protestën para Parlamentit.
Si rrjedhojë, mbetet për t’u parë nëse tensionet dhe përplasjet do të jenë të pranishme edhe në marshimin e sotëm të qytetarëve.

