Pl*gosi 15-vjeçarin në "Ali Dem", autori: Është shkr*pur aksidentalisht!

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e një 15-vjeçari 3 ditë më patë në një piceri në lagen "Ali Dem" në Tiranë. Autori i dyshuar i plagosjes ka dhënë dëshminë e tij teksa ka mohuar se e ka plagosur me qëllim të miturin. Aldo Neziri thekson se arma, një pistoletë stilolaps ka shkrepur aksidentalisht.

Ai është shprehur se ka qenë në një tavolinë me 15-vjeçarin dhe arma është shkrepur aksidentalisht pa treguar të tjera detaje. 15-vjeçari i plagosur ka deklaruar se nuk e mban mend sesi ka ndodhur ngjarja.

Policia arrestuar 3 punonjës të picerisë pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen. Sipas policisë ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Në kërkim është shpallur edhe administratori i picerisë. Ka nisur edhe procedimi penal për një 15-vjeçare për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Pl*gosi 15-vjeçarin në "Ali Dem", autori: Është

EMISIONET