LETËR-POROSIA NGA ANGLIA/ Për zhdukjen e Jan Prengës do të merren në pyetje Astrit Prenga dhe Gëzim Shullanit

LETËR-POROSIA NGA ANGLIA/ Për zhdukjen e Jan Prengës do të

Në procesin gjyqësor për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, togave të zeza iu lexua një letër-porosi e ardhur nga autoritetet britanike. Në këtë dokument kërkohet që dy persona, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani të merren në pyetje si dëshmitarë në shtetin anglez.

Sipas leter-porosisë autoritetet angleze kërkojnë informacione më të detajuara për kto dy persona si në cfarë ngjarje janë përfshirë, për çfarë duhet të tregojnë si dhe adresat e plota të banimit.

“Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen shpjegime, akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK. Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion”., thuhet në letërporosinë e ardhur nga Britania e Madhe. 

Ndërkohë, në seancë u diskutua edhe mbi sjelljen e kodeve të reja të aplikacionit SKY ECC, të cilat, sipas SPAK, përmbajnë komunikime të dyshuara mes Dritan Rexhepit, Gentian Funikit dhe Altin Hajrit.

Avokatët e të pandehurve kërkuan të dinë nëse Prokuroria e Posaçme do të paraqesë komunikime të tjera në vijim të procesit gjyqësor.

Avokatët kerkojnë nesë janë komunikimet e plota dhe nëse ka ende kode që mund të vijnë në senacat e radhës.

Prokuroria: "Janë të dhëna me rëndësi dhe duhet t'i nënshtrohen debatit. Komunikimet i përkasin vetëm atyre që kanë të bëjnë më cështjen. Për sa i shërben kësaj çështjeje janë të plota dhe nuk do sjellim kode të tjera".

EMISIONET