Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? "Hidhini një sy" këmbimit valutor për sot

Janë publikuar vlerat më të fundit të kursit të këmbimit valutor për monedhat kryesore. Euro vijon të mbetet monedha më e përdorur në tregun vendas, ndërsa dollari amerikan dhe paundi britanik ruajnë nivele të qëndrueshme.
Sipas kursit të këmbimit, euro blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94 lekë. Dollari amerikan blihet me 81.7 lekë, ndërsa shitet me 82.7 lekë.
Franga zvicerane blihet me 100 lekë dhe shitet me 101.2 lekë. Paundi britanik këmbehet me 108.7 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje.
Ndërkohë, dollari kanadez blihet me 57.8 lekë dhe shitet me 58.8 lekë, ndërsa dollari australian blihet me 56.6 lekë dhe shitet me 57.7 lekë.
Monedhat e tjera paraqiten si më poshtë:
Korona daneze blihet me 10.87 lekë dhe shitet me 12.12 lekë.
Korona norvegjeze blihet me 7.17 lekë dhe shitet me 7.93 lekë.
Korona suedeze blihet me 7.23 lekë dhe shitet me 7.99 lekë.
Jeni japonez blihet me 0.49 lekë dhe shitet me 0.53 lekë.
Lira turke blihet me 1.71 lekë dhe shitet me 1.83 lekë.
Denari maqedonas blihet me 1.48 lekë dhe shitet me 1.53 lekë.
Leva bullgare blihet me 37.24 lekë dhe shitet me 42.97 lekë.



