'PËRMBYSET' MOTI! Priten rrebeshe shiu në këto zona, ja si do të ndryshojë situata meteorologjike gjatë ditës

'PËRMBYSET' MOTI! Priten rrebeshe shiu në këto zona, ja

Vranësirat dhe reshjet e shiut do të dominojnë vendin deri në mesditë, ndërsa zonat jugore dhe qendrore pritet të përballen me rrebeshet më intensive.

Sipas parashikimit të motit, pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike në Ultësirën Perëndimore, ku vranësirat dhe reshjet do të tërhiqen duke u zhvendosur drejt zonave juglindore.

Deri në orët e vona të mbrëmjes, reshjet dhe vranësirat pritet të largohen nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme.

 

Vlera minimale pritet të jetë 10°C në Bajram Curri, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë në 28°C në qarkun e Beratit.

Ndërkohë, era do të fryjë e fortë nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 85 km/h në det të hapur. Si pasojë, në brigjet detare pritet dallgëzim deri në 7 ballë.

EMISIONET