MESAZH ME TRITOL NË LEZHË/ Eksplozivi brenda një banese në Rrilë, shkaktohen dëme materiale

Një sasi lënde shpërthyese është vendosur në banesën e Mirash Gjonit në fshatin Rrilë të Lezhës, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 dhe shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në banesë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.
Rasti vjen pak kohë pas një tjetër ngjarjeje të ngjashme në të njëjtën zonë, ku më 21 maj një lëndë shpërthyese ishte vendosur në vilën e Tom Çungut, duke shkaktuar gjithashtu dëme materiale dhe duke mbetur pa autor deri tani.
Policia po vijon punën për të sqaruar nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

