Prapaskenat e transferimit, pse Asllani e refuzoi Sassuolon në janar dhe situata e tij aktuale te Interi

Prapaskenat e transferimit, pse Asllani e refuzoi Sassuolon në janar dhe

Sassuolo ka bërë një kërkesë zyrtare tek Interi për mesfushorin shqiptar, pasi klubi nga Emilia ka shprehur interes për të dhe i është drejtuar zyrtarisht Interit.

Kjo vjen ndërsa Interi po punon për të gjetur destinacione për disa lojtarë të tepërt në ekip. Duhet theksuar se historia me Sassuolon nuk është e re, që në janar 2026 ishte raportuar interes nga Girona dhe Sassuolo, por vetë Asllani nuk e kishte parë me sy të mirë një kalim te Sassuolo, pasi preferonte të qëndronte në një kategori tjetër ndaj klubeve që e kishin kërkuar deri atëherë.

Ka kaluar te Interi nga Empoli në korrik 2023, me një transferim rreth 14-15.7 milionë euro.

Në gusht 2025 shkoi me huazim te Torino, me një tarifë huazimi prej 1.5 milionë euro dhe një opsion blerjeje prej 12 milionë euro.

Torino e ndërpreu huazimin, dhe në janar 2026 Asllani u dërgua me huazim te Besiktas në Turqi, ku pati një fillim të vështirë (i skualifikuar që në debutim).

Aktualisht mbetet në pronësi të Interit, me kontratë deri në 2028, dhe vlerën e tij të tregut e vlerësojnë rreth 12-13 milionë euro.

Klube të tjera që janë përmendur për të gjatë kësaj periudhe përfshijnë Parmën, Fiorentinën, Paris FC, dhe në Angli, Manchester United dhe Tottenham.

EMISIONET