Shpërthim në një automjet në Shkodër, iu vendos lëndë plasëse

Një shpërthim me lendë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur në automjetin në pronësi të shtetasit L. F, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

