Granatë shtëpisë në Korçë, i afërmi: Motrat i kërkojnë pjesë vëllait

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e banesës në Bulgarec të Korçës.

Një granatë është hedhur në oborrin e një banesë, por nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi aty nuk ndodhej njeri.

Pronarët e saj kanë ndërruar jetë, ndërsa fëmijët nukgjendeshin aty.

Eqerem Leshnja, kushëriri i parë i pronarit u shpreh se pas shpërthimit mund të jetë konflikti i familjes mes 3 motrave dhe vëllait, që kërkojnë pjesë në pronësi.

"Kanë konflikt familjar, mosmarrëveshje për pronën pasi kërkojnë pjesë motrat. Janë tre motra dhe një vëlla. Motrat kërkojnë pjesën e tyre. Shpërthimi ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit. Është hera e dytë që ndodh. Nuk kam njeri kë të dyshoj," tha ai.

Granatë shtëpisë në Korçë, i afërmi: Motrat

EMISIONET