Petrit Vasili paraqitet në SPAK
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është paraqitur sot në Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Vasili ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut, i thirrur për të dhënë sqarime lidhur me hetimet e nisura për lobimin e LSI me dyshimin se ka përdorur në fushatën elektorale para që nuk justifikohen.
Lidhur me këtë çështje ju rikujtimë se 20 Prill 2023, Prokuroria e Posaçme mori në pyetje ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Indrit Brahimllari në lidhje me lobimin në Amerikë.
SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit nga ish-deputeti Halit Valeri, ku pretendohet se ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka paguar 700 mijë dollarë për të dalë në foto me presidentin e asaj kohe, Donald Trump.