“Përplasja” Zoto-Mërtiri për financat/ Zoto: Të më falësh, s’do të ndodhë më... Mërtiri: Falëminderit Zemra
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës të siguruar nga gazetari Edison Vatnikaj janë zbuluar emailet që Klodian Zoto shkëmbente me zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, por edhe me ortakun e tij Mirel Mërtiri.
Ky i fundit i dërgon një email Zoton duke shprehur shqetësim që ortaku i tij ndërhynte në listën e pagesave. Mërtiri i thotë ortakut të tij të mos e vërë në siklet, pasi kjo gjë ishte e përsëritur.
Email-i i datës datës 07.09.2018, i nisur nga adresa e postës elektronike e shtetasit Mirel Mërtiri në drejtim të adresës së postës elektronike të shtetasit Klodian Zoto.
Shtetasi Mirel Mërtiri në këtë email shkruan:
“Klod mirëmëngjes! Neëattachment më poshtë do të gjesh të gjithë debitorët që ne kemi si grup... Do të vëresh që ka patur edhe shumë prioritete të tjera për t’u paguar, të cilët janë lënë komplet në hije... Të lutem nuk dua që të më ndërhysh më në listën e pagesave si veprove këtë herë me gocat. E kemi bërë qindra herë këtë bisedë, dhe përsëri me atë stilin tend të veçantë vazhdon të dalësh atje ku do. Vëlla herë tjetër nëse ke prioritete m’i thuaj dhe s’ke më punë me listën. Përse jam rrugëve, s’do të thotë që s’kam përparësi në ecurinë e punëve, apo mbarëvajtjen. Unë s’jam aty, por s’mund të lejoj që financa (e përpunuar nga ty) të më hedhi hi syve me miratimin tënd. Kjo të lutem s’dua të ndodhë më. Bashkë i kemi ndarë detyrat, mund të diskutojmë për çdo gjë, por jo të përpunojmë njëri-tjetrin se unë s’e bëj kurrë. TË LUTEM MOS më vë më në një siklet të tillë... Financa është Zyrë më vete dhe duhet të jetë transparente si për ty, edhe për mua të LUTEM... Mos më vë në siklet”
-Shtetasi Klodian Zoto, në datën 07.09.2018, i përgjigjet shtetasit Mirel Mërtiri, duke i shkruar:
“Mirmëngjes! Të më falësh. Sinqerisht të siguroj që s’do të ndodhë më ndërhyrja për sa thua ti. Besoj që nuk do kemi më nevojë ta bëjmë këtë diskutim dhe nuk do përpunoj më njeri. Dhe njëherë të kërkoj falje. Ditë të mbarë”.
Shtetasi Mirel Mërtiri, po në datën 07.09.2018, në vazhdim të këtij email-i, i shkruan shtetasit Klodian Zoto: “Falëminderit Zemra”.