E PLOTË/ Sylvinho tregon jetën e tij jashtë fushës! Flet për lojtarin e ri në kombëtare, Dukën, Zabaletën, Dorivën dhe De Biazin

Iu desh më pak se një vit, dhe kur askush nuk besonte ai bëri pikërisht të pamundurën të mundshme, duke e çuar Shqipërinë në finalet e Evropianit të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për Sylvinho-n, trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë i cili në një intervistë ekskluzive për “Ora News”, në emisionin “Ora Sport” të moderuar nga gazetari Altin Sulçe, rrëfeu çelësin e suksesit të kuqezinjve, ndërsa theksoi se “Euro 2024” nuk është më ëndërr, ndërsa tha se tashmë duhet të luajmë për të ndryshuar të shkuarën e Kombëtares.

Ai analizoi në detaje të tre përballjet në “Euro2024” dhe tregoi shanset reale të Shqipërisë.

Ndërkaq ai nuk ngurroi të fliste edhe për ëndrrat e tij, Sylvinho preku dhe shumë tema të tjera, nga futbolli i lujatur që në fëmijëri në rrugët e Sao Paulos deri tek kontrata e re me Federatën Shqiptare të Futbollit. Ai ceku edhe individë si Broja, ndërsa u shpreh disi i zhgënjyer nga tekniku italian, Giani De Biasi, i cili nuk e kishte uruar për suksesin e arritur.

Po ashtu, braziliani rrëfeu jetën në Shqipëri, dhe marrëdhënien e tij me familjen.

INTERVISTA E PLOTË SYLVINHO PËR “ORA SPORT”

Mirëserdhët, z. Sylvinho urime për kualifikimin në kampionatin Europian. Shqipëria është atje tani. Flisni shqip?

Sylvinho: Jo, akoma.

Pse? Ju jeni shumë i zgjuar, dini shumë gjuhë të huaja.

Sylvinho: Po, por mendoj se situata më e vështirë kur vjen në punë në mëngjes, flet anglisht ose italisht dhe njerëzit të kuptojnë, problemi është që ti duhet të nisësh të fillosh të mësosh shqip, sepse ti ke ardhur këtu dhe duhet të flasësh shqip. Askush nuk flet anglisht apo italisht. Pra të duhet të komunikosh, të duhet të mësosh shqip, por në këtë rast mendoj se do të jetë e vështirë.

Por nëse mendoni të qëndroni më gjatë këtu, mund të merrni një mësues?

Sylvinho: Pikërisht. Nuk është ide e keqe, është diçka e mirë, por më duket të punoj gjithashtu, më shumë orë.

Jam i impresionuar nga ju. Ti na mësove se si futbolli mund të luhet brenda zyrës, ne nuk e dinim këtë më parë.

Çfarë bën 8 orë në zyrën tënde së bashku me stafin tënd …

Sylvinho: Edhe trajneri,trajneret e fizios, doktorët...

Ku është futbolli më i rëndësishëm, në zyrë apo në fushë?

Sylvinho: Në të dyja! Ti luan brenda në fushë, por organizimi i skuadrës së futbollit është si brenda ashtu edhe jashtë. Por është më shumë se kaq, mënyra se si unë mësova të punoj, më shumë se 10 vite, më shumë. Në 2018 - 2019 ka qenë hera e parë që unë kam parë disa video që më kanë ndihmuar shumë si lojtar futbolli, me Pep Guardiolën. Ai më tregoi disa video të mbrojtësve, mesfushorëve dhe sulmuesve dhe një prej tyre isha unë. Pra e e shihja atë që ishte shumë e thjeshtë. Pra sheh diçka në fushë që trajneri s’e pëlqen, ose duhet ta ndryshosh. Është më shumë se 1 mijë fjalë. Kur punon për skuadrën kombëtare ke më shumë kohë, por të duhet të punosh më shumë në zyrë. Duhet të punosh për 40 lojtarë çdo javë. Duhet të shohësh ndeshjet, duhet të bësh disa klipe, gjërat e mira ose të këqijat që ato po bëjnë. Pra, ke shumë punë brenda për të bërë për të ndihmuar lojtarët në fushë për 90 minuta.

Kjo është perfekte. Si ndiheni tani në Shqipëri?

Sylvinho: Shumë mirë...

Vërtet?

Sylvinho: Vërtet, ndihem mirë.

Ke qenë në Brazil, Spanjë, Angli, Shqipëri, ku ke kaluar kohën më të mirë?

Sylvinho: Çdo qytet apo shtet ka qenë i mrekullueshëm për mua. Që në fillim kur lashë San Paolon në 1999, hera e parë me Arsenalin, e kam shijuar shumë jetën në Londër, dy vite më vonë…

Finsbury Park, Highbury Park...

Sylvinho: Highbury i vjetër!

Më kujtohet kur ju shkuat tek Arsen Wenger dhe ishit të frikësuar se si të përshtateshit me futbollin anglez?

Sylvinho: Duhet të jem i sinqertë...

Shoh që ke dhënë intervistë për “The Guardian”, e kam kontrolluar…

Sylvinho: Ishte e mrekullueshme, sepse unë isha futbollisti i parë brazilian që luaja për Arsenalin dhe sigurisht në atë kohë ato më flisnin mua në anglisht, por prisnin që unë të kuptoja anglisht dhe të flisja disa fjalë, por në fakt unë nuk dija. Dhe ishte e mrekullueshme, kohë të bukura. Arsen Wenger ishte i pabesueshëm.

Kur nise të luaje futboll?

Sylvinho: 7 vite, ose më pak se aq, 5-6 vjeç.

Në rrugë?

Sylvinho: Po, në rrugë. Momente të bukura ato në San Paolo. Babai im nisi të më…

Babai juaj luante futboll?

Sylvinho: Po luante futboll dhe sigurisht jo si profesionist, por unë e kam parë atë të luante.

Vërtet?

Sylvinho: Ishte shumë i mirë. Ashpër, ashpër, djathtas, mesfushor. teknikë e mirë, por shumë fort. Atij i pëlqente…

Por ti ke teknikë tjetër…

Sylvinho: Unë jam shumë si ai, por s’e beson këtë... nuk bie dakord.

Babai juaj është së bashku me mamanë në Brazil?

Sylvinho: Po, në San Paolo.

Vërtet?

Sylvinho: Janë shokët e mi më të mirë.

Vërtet?

Sylvinho: Po, të dy!

A janë mirë, kanë një jetë të mirë?

Sylvinho: Po janë mirë.

A dinë tani diçka për Shqipërinë?

Sylvinho: Po, dinë.

Po më përpara?

Sylvinho: Jo, nuk e besoj.

Tani?

Sylvinho: Tani po.

Do vijnë këtu?

Sylvinho: S’e di. Babai im do vijë në Gjermani, ndoshta kemi kohë të vijmë në Tiranë për 2-3 ditë. Do të ishte shumë mirë nëse ai do të pranonte, por nuk është më i ri. Është pothuajse 80 vjeç.

Zotëri, nuk e besoj dot që një djalë me origjinë latine të vijë këtu në Ballkan dhe të gjejë çelësin të futet brenda mendjes së lojtarëve dhe të krijojë këtë atmosferë perfekte.

Sylvinho: Ke të drejtë. Nuk surprizohem, por rezultati është shumë i mirë dhe nuk po flas për rezultatin 50 pikë që është shumë mirë, më i miri, por për rezultatin e parë, për marrëdhënien e mirë të lojtarëvë, është shumë mirë, ndoshta sepse e lashë Brazilin kur isha 22-23vjeç dhe mora shumë gjëra nga Spanja, Anglia, gjithashtu, edhe mentalitetin e të dyja vendeve. Pata mundësinë të punoja me Roberto në Inter-Milan për 2 vite dhe pak më shumë formim kulturor nga njerëzit italianë. Pra e bën më të thjeshtë të flasësh me njerëzit dhe të bën të kuptosh mënyrën se si punon. Pra s’e di, është diçka braziliane, spanjolle, angleze. Pra një miks i gjithçkaje.

Dhe tani me Shqipërinë?

Sylvinho: Po!

E ndjen vërtet këtë?

Sylvinho: Po, kur i thua përshëndetje dhe takon dikë janë gjëra që bëhen edhe në Brazil, gjithashtu.

Pashë në fund të ndeshjes me Moldavinë që i bëre të gjitha këto. Shumë e fortë. S’e di çfarë doje të thoje, çfarë mesazhi doje të jepje?

Sylvinho: Ishte kështu më pëlqen kjo më pëlqen ajo. Ti je rritur në kompeticion, merr disa pikë. Skuadra e kupton mënyrën se si ti kezgjedhur të punosh. Performancë e mirë. Ndërsa kundër Polonisë në shtëpinë e tyre, është e pabesueshme, hapi i radhës kundër Republikës Çeke. Pashë atmosferën që ishte fantastike, lojtarët, njerëzit, mbështetësit. Por unë si trajner u përmbajta, sepse nuk mund të shfaq emocionet e mia, të cilat janë shumë thellë brenda meje. Më duhej t’i mbaja për vete, por pas ndeshjes Moldavisë isha unë. Pra u shfaq atmosfera e madhe që kisha në fushë, siç e bëmë. Nuk ishte një ëndërr më.

Shumë mesazhe ke marrë. Pashë Roberto Carlosin në Instagram me përshëndetje, sepse kam kontrolluar mbremë për ju për të parë gjëra. Por kush ishte mesazhi më i mirë. Shumë trajnerë aty?

Sylvinho: Të jem i sinqertë kisha vetëm disa miq kur e ke fjalën për trajner. Fola me Roberton, me Titin nga Brazili, tani me Flamengon.

Të gjithë të lumtur...

Sylvinho: Të gjithë duke thënë urime, punë shumë e mirë, e pabesueshme.

A të dërgoi Xhani De Biazi mesazh?

Sylvinho: Jo nuk më dërgoi!

Nuk të dërgoi? Tani e shoh që do të jetë e vështirë të shkoni në Kampionatin Evropian me 23 lojtarë, sepse Broja është tani, Kumbulla do të vijë. Disa djem luajnë shumë mirë. Keni tani një vendim të vështirë për të marrë se kush do të luajë në Kampionatin Evropian dhe kush do të qëndrojë në shtëpi.

Sylvinho: Kjo është e vështirë. Por fatkeqësisht duhet të marr një vendim në fund. Herës tjetër, në janar duhet të punosh me skuadrën duke parë shumë lojtarë të ndryshëm në Europë. Por sigurisht në fund të fundit duhet të zgjedhim 23 lojtarët që do të shkojmë në Gjermani në kampionatin Evropian 2024. Do të jetë e vështirë, i kuptoj lojtarët, por duhet të punosh. Varet nga ata.

Do të vijosh me ata lojtarë që kanë pasur performancë të mirë deri më tani, apo do të zgjedhësh lojtarët që janë më në formë aktualisht, sepse kemi kohë 6 muaj deri atëherë. Kush do të jetë tani?

Sylvinho: Mendoj që duhet të punosh me të dyja. Ne kemi një skuadër, shumica e lojtarëve vijnë dhe luajnë me ne gjatë këtyre muajve të fundit, por sigurisht kur bëhet fjalë për skuadrën kombëtare dera është e hapur gjithmonë dhe ti duhet të shohësh shumë lojtarë. Varet nga momenti duhet t’i ndjekësh këto lojtarë dhe të marrësh disa vendime në Maj dhe Qershor.

Broja pati një periudhë të mirë në të kaluarën me Manchester United, pasimet me kokë..

Sylvinho: Ne jemi të lumtur, ai ngadalë po vjen, po luan disa minuta. Muaj më parë unë kam folur për të. Ai është një lojtar shumë i mirë, një lojtar ndryshe nga të tjerët, por sigurisht ai ka pasur një dëmtim të vështirë. Ditë pas dite ai po kthehet, luan disa minuta, është mirë për të. Është e rëndësishme për të.

Në klubet e rëndësishme si Chelsea...

Sylvinho: Nuk kam folur me asnjë lojtar pas shortit. Nuk është e drejtë  të flasësh me lojtarët pas atij momenti tani duhet të ndryshojmë.

Më lejoni të punoj, sepse jam gazetar...

Sylvinho: Është e vërtetë, është e vërtetë!

Kur ju pashë juve, zotëri, ju pashë si diplomat si ambasador! Ju  nuk ishit një trajner tipik të vinit tek unë dhe të jepni prononcime.

Sylvinho: Nuk e kuptoj!

Ju jeni shumë i rezervuar, shumë i këndshëm, keni krijuar grupin,  por nuk jeni tipi im i trajnerit.

Sylvinho: Është e vërtetë.

Nëse nuk do ishit futbollist, çfarë profesioni do të zgjidhnit?

Sylvinho: S’ia kam idenë. Asnjë ide

Vërtet?

Sylvinho: Vërtet, sepse siç të thashë më parë, kam nisur të luaj futboll kur isha 6-7 vjeç dhe në moshën 13 vjeçare u zgjodha në një skuadër të  mirë në San Paolo, kontrata e parë dhe nuk e kam menduar kurrë nëse  nuk je futbollist çfarë do të bësh në jetë?! Kurrë s’e kam menduar. Është mënyra ime se si kam mësuar nga babi im, nga prindërit e mi, pra është e vërtetë. Kur komunikoni, kur flisni me dikë ju lini një mesazh më herët, njerëzit të kuptojnë. Kështu që lojtarët, federata, marrëdhënia. Për shembull ne kemi 10 ditë të mbledhim lojtarët dhe zakonisht 2 ndeshje. Pra nuk dua ta shoh fushën me shishe uji. Djema hë  tani, duhet të organizoheni. Kjo është mënyra për të punuar. Është mesazhi i parë. Kështu që ata fillojnë ta kuptojnë, është më e lehtë të shkosh tek mesazhi i fundit që është: ju lutem përpiquni ta bëni më mirë këtë në fushë. Unë mendoj që është më mirë, më e lehtë.

Ju e bëni këtë me djalin tuaj, me vajzën tuaj? Flisni me djalin të  ketë më shumë kujdes dhe të ketë këtë lloj gjëje në jetë?

Sylvinho: Jo, ata nuk janë me mua më. Vajza ime është 21 vjeç dhe  jeton në Madrid.

Është arkitekte?

Sylvinho: Nuk e di se çfarë bën, mbase biznes, diçka e tillë s’e di.

Nuk e di?

Sylvinho: Jo nuk e di. Ky është faji im.

Nuk e di çfarë po ndodh...

Sylvinho: Është faji im.. Ajo më kupton. E dua, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, por kur më pyesin se çfarë studion në Madrid, unë i them më  fal mbase biznes.

Po djali, luan futboll?

Sylvinho: Po, ai luan futboll. Ka marrë një hap të rëndësishëm në jetën e tij, 4 muaj më parë. Pati një mundësi të mirë për një universitet në Europë, por një shans për të luajtur në SHBA dhe qëndroi në universitet,  gjithashtu.

Është i mirë?

Sylvinho: Është i mirë, më mirë se i ati.

Vërtet! Më i mirë se ju?

Sylvinho: Po, babai i tij ishte ufff..

Çfarë do të thuash?

Sylvinho: Jam shumë i vështirë, i vështirë me veten time. 6-7 vite më i vogël

Nëse do ishit lojtar, do të luaje në këto momente me kombëtaren shqiptare?

Sylvinho: Jo, s’ka shanse.

Pse?

Sylvinho: Nuk mundem të përgjigjem!

E kuptoj. Në të majtë, është më mirë, lojtarët, më mirë se ty?

Sylvinho: Është i mirë. Kemi dy.

Në të majtë?

Sylvinho: Po!

Njoh një, është Mitaj.

Sylvinho: Po, por kemi dy.

Kush është i dyti?

Sylvinho: Do ta tregoj me kohën. Por padyshim unë nuk mund të luaja.

Marrëdhënie të mirë ke me Zabaleta, Doriva. Kush të thotë ty  Silvjo shihe atë lojtar?

Sylvinho: Doriva. Pablo do të thoshte: Silvjo shihe ate lojtarin. (e thotë duke bërtitur)! Doriva thotë shihe atë lojtar (E thotë në mënyrë të qetë).

Mënyra të ndryshme. Është e rëndësishme. Ke miks të qeshurash, është si një orkestër. Të pëlqen muzika?

Sylvinho: E dashuroj!

Të pëlqen muzika shqiptare?

Sylvinho: Me qenë i sinqertë më duhet të mësoj më shumë se sa muzika shqiptare.

Ke mësuar ndonjë gjë?

Sylvinho: Jo, vij më shumë me muzikë të vjetër amerikane dhe angleze  nga vitet ’80-të, muzikë e vjetër.

Çfarë të pëlqen nga Shqipëria, çfarë gjërash të pëlqejnë?

Sylvinho: Të ha!

Çfarë të hash?

Sylvinho: Peshk, është i pabesueshëm, s’kam provuar ndonjëherë peshk si i Shqipërisë, s’e di.

Është më i miri?

Sylvinho: Është më i mirë për mua, më i miri.

S’ke ngrënë ndonjëherë kështu?

Sylvinho: Është shumë e vështirë. Kam jetuar në San Paolo, Milano, Londër, por në Shqipëri është tjetër lloj peshku, është i freskët është  shumë i mirë.

Edhe ushqimi?

Sylvinho: Është opinioni im, po edhe ushqimi.

Ke ndonjë ushqim shqiptar të preferuar?

Sylvinho: Byreku.

Të pëlqen byreku?

Sylvinho: Po!

Çfarë urren në Shqipëri? Diçka që s’të pëlqen. E di që nuk do më  përgjigjesh mua?

Sylvinho: Lajmet!

Nuk të pëlqejnë gazetarët?

Sylvinho: Sigurisht jo. Kam marrëdhënie të mira dhe gjithashtu është  më e lehtë kur ke një rezultat është më e lehtë. Të jem i sinqertë më duhet më shumë kohë dhe të them që e ardhmja është shumë e vështirë, por kam vetëm 9 muaj.

Ke qenë në qytete të tjera të Shqipërisë?

Sylvinho: Do lëviz nesër?

Ku?

Sylvinho: Në Vlorë!

Në Vlorë ka peshk të mirë.

Sylvinho: Po, edhe stafet janë të mira. Të jem i sinqertë po ju them  edhe shumë krenar që pas 10 mujash nuk e lashë Shqipërinë. Është  hera e parë që do të përpiqem të relaksohem në dy ditë dhe të kënaqem në vendet ku ka peshk.

Vlora dhe Saranda janë perfekte për peshk. Ti i ke parë, je në zyrë e di.

Sylvinho: Fola me djalin... Guidën turistike…

Duhet të kesh një kohë të bukur, sepse e meriton për punën që ke  bërë. Si është marrëdhënia juaj me paratë?

Sylvinho: Nuk e kam menduar më parë, nuk e di, marrëdhënia është e  vështirë. Më pëlqen të paguaj faturat, nëse dal me shokët…

Do paguash për mua?

Sylvinho: Do doja.

Pastaj?

Sylvinho: Unë kurrë nuk paguaj kur jam në dreka-darka me Presidentin, nuk më lejon. E kam provuar njëherë, por ai nuk më la.

Pra, paraja është e rëndësishme në jetë.

Sylvinho: Mendoj se po. Nëse nuk ke para nuk mund të jetosh.

Nëse skuadra të tjera do jepnin më shumë para në fund të  kontratës tuaj do të jetonit diku tjetër?

Sylvinho: Nuk e kam idenë. Ju e nisit me lekët, sanduiçët, dreka-darka dhe kontrata. Është diçka… dëgjo. Unë jetoj me botën e futbollit më shumë se 20 vite dhe jam absolutisht i sigurt se marrëdhënia me paranë është shumë e rëndësishme. Edhe ne trajnerët duam një atmosferë të këndshme dhe njerëz të mrekullueshëm dhe nëse e ke nuk ka rëndësi të kesh para, ose të mendosh diçka ndryshe. Kjo është ajo çfarë mendoj për punën, klubet dhe federatën në lidhje me paratë.

Është më mirë të punosh me klubet, apo skuadrat kombëtare?

Sylvinho: Janë dy punë komplet të ndryshme.

Në të ardhmen do të punosh me skuadra kombëtare apo klube, sepse shumë klube janë të interesuara për Sylvinhon për atë çfarë ka bërë në Shqipëri?

Sylvinho: Kjo është jeta ime si futbollist dhe trajner. Nuk e ke idenë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nuk mund të thuash nuk do të shkosh me skuadrën kombëtare të Shqipërisë. Ja erdha jam këtu. Nuk do të luaj kurrë nuk e di p.sh me Arsenalin, nuk isha në Arsenal. Kjo është jeta nuk i dihet. Por janë punë komplet të ndryshme. Ndihem  rehat me të dyja, i kuptoj çfarë duhet të bëj me të dyja.

Me cilën me ata nuk ke pasur kohën më të mirë, me klubet po flas. Mendoj se skuadrat kombëtare të përshtaten më mirë.

Sylvinho: Po, më pëlqen, rezultatet janë të mira është e vërtetë.

Duka?

Sylvinho: Burrë i shkëlqyer!

Vërtet?

Sylvinho: Po!

Ju folët për Wenger, ishte një zotëri. Tani, ju keni marrëdhënie të  mirë me presidentin, sepse të jesh diku duhet të kesh të gjitha elementët e suksesit.

Sylvinho: Po, kjo është ajo çfarë unë besoj, sepse ai është një burrë i shkëlqyer dhe gjithashtu shumë inteligjent. Gjithashtu, ju duhet të thoni se kur flasim për Federatën kemi shumë njerëz rreth e rrotull që punojnë dhe na ndihmojnë. Shqiptarë e italianë. Është e mrekullueshme.

Nuk jam në pozitën tënde për ta kuptuar, por ju tashmë në rrugë apo kur shkoni në kafe të gjithë ju duan, të gjithë duan një foto. Është e pabesueshme ajo çfarë po jetoni, është si ëndërr.

Sylvinho: Po është një ëndërr, një ëndërr e bukur.

A ëndërroni çdo ditë?

Sylvinho: Shumicën e ditëve?

Ëndërroni kur flini? Çfarë ëndërroni?

Sylvinho: Kam shumë ëndrra. Shumë nga ato. Pushime të mira me familjen, luaj futboll, miqtë dhe gjithashtu, e di ku do të arrish, e di e di të kutpova. Edhe në ardhmen. Kur isha 10 vjeç ëndërroja të bëhesha një lojtar futbolli. Po por sigurisht jo çdo ëndërr realizohet, shumica prej tyre ndoshta.

Je në një pozitë ndryshe tani. Silvio kush të tha që ti do të bëhësh trjaner dhe do të jesh i suksesshëm në këtë pozicion? Kush të  ndihmoi, cili trajner?

Sylvinho: Fillimisht ishte mundësia për të punuar, por kisha situata të ndryshme në jetë kur punoja me Titin, dhe së dyti me Roberton. Të dy ata  më thanë mua dhe njerëzve që ishin pranë nesh, ky djalë nuk është vetëm staf, pra futbollist, mendojmë se do të bëhet trjaner, padyshim. Referencat nga Titi dhe Roberto për mua janë të mëdha.

Ëndërron ndonjëherë të trajnosh skuadra kombëtare të mëdha, ose klube të mëdha?

Sylvinho: Jua thashë. Por me kohën. Me kohën.

Nuk do ta thuash?

Sylvinho: Jo, por asnjëherë nuk i dihet!

Ndoshta Brazili, vendi yt është një ëndërr e madhe?

Sylvinho: Është një ëndërr e madhe. Pata një mundësi në 2018-ën, por si staf, jo trajner. Është diçka e mirë, e shkëlqyer.

Është e pabesueshme, samba, kafe, futboll. S’kam qenë asnjëherë atje, por kam parë shumë...

Sylvinho: Shteti?

Po!

Sylvinho: Vendi është mahnitës, shumë i madh, shumë i këndshëm, shumë i bukur, gjigant. Plazhe të bukura.

Kemi të përbashkëta me Brazilin ne si Shqipëri, jemi vend i  vogël…

Sylvinho: Gjithashtu i bukur, gjithashtu i bukur! Nesër duhet të takoj disa Arie nga Shqipëria. Mbase mund ta krahasoj këtë me Brazilin.

Fantastike. Por a është më e vështirë tani? Të duhet të punosh  më shumë, sepse Kampionati Evropian po vjen, apo është puna më e madhe ishte më përpara?

Sylvinho: Mendoj se puna më e vështirë nis në janar.

Kur nis puna intensive?

Sylvinho: Në janar. Nuk është e lehtë të ndalesh tani. Ndonjëherë flas me bashkëshorten dhe ajo më thotë eja në Porto, ajo jeton atje. Eja në Porto ke nevojë, sepse nëse je nëpër Tiranë është këndshëm, por është  punë për mua. Ndonjëherë është mirë të largohesh 2-3 ditë...

Gruaja jote punon atje?

Sylvinho: Ajo jeton atje, por ndonjëherë vjen këtu. Por mendoj se duhet të luash si shtet, si federatë, si skuadër duhet të nisësh të luash pa dallim akoma më shumë. Mendoj por nuk është e lehtë aspak të luash fort, të luash në Evropianin e 2024-ës, por mbase në një të ardhme mund të luash për Kupën e Botës.

Tani Italia, Kroacia, Spanja, e pabesueshme. Shumë e vështirë...

Sylvinho: Nëse do të arrish qëllimin në Evropian, mund të ndodhi, Duhet të luash me Anglinë, Hollandën…

Kush është më e mirë për ne, Italia Kroacia apo Spanja?

Sylvinho: Vështirë, të treja ato janë shumë të vështira. Nuk është lojë e lehtë.

Nuk është e lehtë?

Sylvinho: Aspak!

Finalistët e Kampionatit Botëror, e pabesueshme!

Sylvinho: Duhet të testosh veten, janë shumë të mira.

Sigurisht, por loja e parë është me Italinë. Shumë shqiptarë aty,  plot me shqiptarë. Do të jetë si Air Albania, njësoj.

Sylvinho: Po, jam i përgatitur për këtë! Kam dëgjuar për këtë dhe më kanë thënë. Ka shumë shqiptarë në Gjermani, kudo, por më së shumti në Gjermani.

Nuk jeni i frikësuar për 3 ndeshjet dhe nuk dua ta them këtë, por  mund të humbasim në të tre ndeshjet?

Sylvinho: Jo nuk kam!

S’keni frikë?

Sylvinho: Duhet të luash!

Janë skuadra shumë të mëdha.

Sylvinho: Duhet të luash. Duhet të bëjmë më të mirën siç kemi bërë deri  më tani. Duhet të ndryshojmë të shkuarën, ta testojmë dhe është e rëndësishme për të gjithë.

Ndeshja e parë do të jetë shumë e rëndësishme.

Sylvinho: Po, e para!

Je supersticioz?

Sylvinho: Jo!

Zotëri unë kam dëshirë të flasim më shumë, por ju keni shumë punë për të bërë se njihni edhe gazetarë të tjerë…

Sylvinho: Nuk është e vërtetë, ti e di nuk është e vërtetë, kjo është një bisedë shumë e këndshme kemi kohë mos u shqetëso.

Ah, e mua. Do të bisedosh më shumë me mua?

Sylvinho: Nëse dëshiron të bësh të tjera pyetje mund ti bësh...

Unë kam shumë pyetje, por e di dhe e respektoj këtë gjë dhe ju ftoj një ditë nëse dëshironi në programin tonë. Shpresoj të jeni kënaqur.

Sylvinho: U kënaqa, shumë faleminderit!

EMISIONET