Përplasja me armë në Bathore, zbardhet dinamika e ngjarjes ku u plagos Agim Hida. Ja pista ku po heton policia

Agim Hida, 46-vjeçari i cili u plagos një ditë më parë më zonën e Bathores ka marrë dy plumba në këmbë.

Sipas dinamikës së ngjarjes ai ka qenë në lokal kur dy persona me motorr janë afruar pranë lokalit dhe njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar.

Pas kësaj ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Deri më tani ende nuk i është marrë një dëshmi Hidës për shkak se një natë më parë ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas informacioneve, vëllai i Agim Hidës ka kryer një vrasje në vitin 1997 në zonën e Tiranës. Kjo pistë është më aktuale për policinë.

Nga ana tjetër, policia po ushtron kontroll në zonat e braktisura dhe pika servili, me qëllim zbulimin e provave që mund të çojnë tek autorët.

Ja si ndodhi ngjarja dje:

edison vatnikaj agim hida bathore

EMISIONET