SPAK, brenda llogarive të inceneratorit të Tiranës, dorëhiqen dy audituesit e “Integrated Energy”. Baçi emëron 2 të rinj

Hija e rëndë e SPAK dhe depërtimi i hetuesve të BKH-së brenda llogarive dhe bilancet e kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, ka çuar në dorëheqje të menjëhershme të dy ekspertëve auditues, Edlir Shabani dhe Nerisa Kazazi.

Rezulton se ekspertët e dorëhequr, ishin caktuar nga drejtuesit e kompanisë së inceneratorit të Tiranës qysh në 7 shkurt 2023, me qëllim kryerjen e auditimit financiar të “Integrated Energy BV SPV”, për periudhën ekonomike të vitit 2022.

Ekspertët Shabani dhe Kazazi, kanë pranuar detyrën dhe njëherësh kishin nisur punën.

Por çuditërisht 7 muaj pas marjes së kësaj detyre, dhe 1 muaj pasi gjyqtarja e posaçme, Irena Gjoka, vendosi të sekuestrojë kompaninë e inceneratorit të Tiranës, dy audituesit paraqitën dorëheqjen duke braktisur detyrën.

“Ora News” ka mësuar se Kazazi dhe Shabani vendosen të largohen në 28 gusht 2023, fiks 1 muaj pasi dy prokurorët e çështjes, Arben Kraja dhe Dritan Prençi, i kërkuan Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara(AAPSA), të ekzekutonte vendimin e datës 28 korrik të marë nga gjyqtarja Gjoka.

Njoftimi i largimit të tyre fillimisht është bërë tek administratori i këmpanisë “Integrated Energy BV SPV”, Arjan Baçi.

Më pas dorëheqja e tyre është pranuar dhe nga Organizata Profesionale IEKA, e cila në datën 12 shtator 2023 ka vendosur të miratojë dorëheqjen e dy ekspertëve auditues të emëruar nga administrator i mëparshëm i kompanisë “Integrated Energy BV SPV”, Herman Daniel Vermeulen.

Ikja e tyre është konsideruar si një shfaqje frike përballë hetuesve të SPAK, që tashmë kanë depërtuar në llogaritë dhe financat e kompanisë që ka fituar konçesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranë.

Ndodhur në këto kushte, administratori i caktuar nga SPAK, Arjan Baçi, në datën 28 shtator 2023, ka vendosur të caktojë dy ekspertë të rinj auditues që i përkasin studios “L.E.A.L Auditing”.

Leze Abazi dhe Eda Bazi, kanë marë në dorë detyrën për të ushtruar kontrollin financiar për sa i përket auditimit të Pasqyrave Financiare për periudhën e vitit 2022 të shoqërisë konçesionare “Integrated Energy BV SPV”, e cila po kryen punime për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës në zonën e Sharrës.

Kjo kompani në vitin 2017 u hap nga Klodian Zoto, i cili tashmë është dënuar nga gjykata e Posaçme dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar së bashku me Mirel Mërtirin dhe gruan e këtijj të fundit Stela Gugallja.

Në fund të vitit 2020, Klodian Zoto, ia kalon kompaninë një subjekti tregtar nga Hollanda e quajtur GeoGenix B.V. që përfaqësohet nga David Hugh Hampson dhe Georgi Leonidovich Birman.

Tashmë prej më shumë se dy muaj kjo kompani por edhe dy kompanitë e tjera si “Integrated Technology Services” e Klodian Zotos dhe “F.M.O SHPK”, janë vënë në sekuestro prenventive nga gjykata e posaçme dhe SPAK.

Inceneratori i Tiranës është i vetmi konçesion i miratuar nga qeveria që SPAK ka hyrë me vonesë, pasi për rastin e inceneratorit të Elbasanit dhe atij të Fierit, SPAK ka konkretizuar me arrestime dhe dënimin e personave përgjegjës.

SPAK, brenda llogarive të inceneratorit të Tiranës,

SPAK, brenda llogarive të inceneratorit të Tiranës,

spak elton qyno bkh inceneratori

EMISIONET