Përfshihen nga flakët kodrat te Kepi i Rodonit, pranë plazhit "Rëra e Bardhë"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2026, 22:25

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në zonën e Kepit të Rodonit, pranë plazhit "Rëra e Bardhë".
Pamjet e siguruara tregojnë flakët që po përhapen me shpejtësi në kodrat me bimësi të zonës, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar kodrën në errësirë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo nëse ndërhyrja e zjarrfikësve ka nisur për izolimin e vatrës.

