“Pastruan paratë e “Cosa Nostra”-s”, Apeli i GJKKO-së vendos: 11 vite burg Artur Ballën dhe 10 vite Bledar Lilon

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar 11 vite burg Artur  Ballën dhe 10 vite Bledar Lilon kunatin dhe shoferin e bisnesmenit Rezart Taçi.

Gjykata i shpalli fajtor për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe veprime në kuadër të grupit.

Për shkak se ndaj tyre u aplikua gjykimi i shkurtuar, ata kanë përfituar ulje të dënimit me 1/3 e viteve të parashikuara.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me Taçin transferuan 18.3 mln euro në një bankë të nivelit të dyte par aqë dyshohen se i përkasin organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Dosja ndaj Rezat Taci është ndarë për shkak së është në kërkim.

edison vatnikaj gjkko artur balla bledar lilo

EMISIONET